Princi Laurent i Belgjikës e ka njohur zyrtarisht si djalë të tij dhe trashëgimtar 26-vjeçarin Clement Vandenkerckhove, ish-shitës veturash. Vandenkerckhove, fryt i lidhjes së princit me këngëtaren belge Wendy Van Wanten (emri i vërtetë Iris Vandenkerchkove), u përfshi në familjen e Laurentit në heshtje gjatë një ceremonie gjashtë muaj më parë. Edhe pse titullohet zyrtarisht princ, ai nuk do të përfitojë nga mbështetja financiare mbretërore.
Princi i ri ka punuar për vite që t’i mësohet idesë së të pasurit një baba mbretëror dhe ka shprehur dyshime për përdorimin e mbiemrit të familjes mbretërore, Saxe-Coburg. Ai ka thënë se ndoshta do të dëshironte ta përdorte, por është krenar për mbiemrin Vandenkerchkove dhe se nëse do të duhej ta sakrifikonte atë, do të ishte tradhti ndaj asaj që nëna ka bërë për të. Vandenkerckhove nuk do të jetë pjesë e linjës mbretërore të trashëgimisë dhe as nuk do të marrë pjesë në aktivitete publike mbretërore.
Rasti i tij u bë i njohur nëpërmjet një dokumentari vitin e kaluar, ku ai rrëfeu se si e kishte takuar për herë të parë të atin. Princi Laurent ishte në lidhje me Wendy Van Wanten para se të martohej me princeshën Claire në 2003. Clement tregoi se ishte njohur me babain në një qendër tregtare në 2013, pa e ditur se kush ishte; ishte 16-vjeç kur e ëma ia zbuloi identitetin e tij. Katër vjet më vonë, Clement e kishte thirrur princin dhe i kishte propozuar një test ADN-je, i cili tregoi përputhje 99.5%.
Media vënë në dukje se kjo nuk është hera e parë që familja mbretërore belge përballet me çështje të ngjashme; më parë ish-mbreti Albert II pranoi se kishte një vajzë jashtëmartesore.

