Friday, August 21, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Real Madrid dhe Barcelona dominojnë botën si klubet me markën më të vlefshme

timoni.al by timoni.al
August 20, 2026
in AKTUALITET
0
Real Madrid dhe Barcelona dominojnë botën si klubet me markën më të vlefshme
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Reali i Madridit për të tretin vit radhazi është klubi me markën më të vlefshme dhe më të fortë në botë, sipas raportit të Brand Finance për 2026. Marka e 15 herë kampionëve të Evropës vlerësohet në 2.4 miliardë euro, me një rritje prej 25% krahasuar me vitin e kaluar. Reali gjithashtu kryeson për forcën e markës me 95.8 pikë nga 100, shifër më e larta ndër 281 klube të analizuar; në këtë vlerësim janë marrë parasysh niveli ndërkombëtar, tifozeria, historia, prania e futbollistëve të njohur dhe aftësia për ta kthyer prestigjin sportiv në atraksion komercial.

Në vend të dytë renditet Barcelona me një vlerë afërsisht 2 miliardë euro dhe një rritje prej 15%. Brand Finance i atribuon pjesë të kësaj rritjeje rikthimit të skuadrës në Spotify Camp Nou pas më shumë se dy vitesh dhe fitimit të dy titujve radhazi në La Liga. Sipas raportit, 50 markat më të vlefshme të klubeve së bashku arrijnë në 23.9 miliardë euro — rritja vjetore më e madhe që nga fillimi i këtij klasifikimi para 15 vjetësh — ndërsa dhjetë klubet e para përbëjnë pothuajse 2/3 e kësaj vlere, me 14.9 miliardë euro.

Arsenali plotëson podiumin me një vlerë prej 1.5 miliardë eurosh, duke shënuar rritje 28% dhe ngjitjen më të madhe në klasifikim, pesë vende më lart se viti i kaluar (nga vendi i 8). Sipas raportit, ndikuan në këtë rritje titulli i fituar në Premier League pas 22 vitesh dhe arritja deri në finalen e Ligës së Kampioneve. Bayerni i Mynihut vjen gjithashtu me vlerë 1.5 miliardë euro, me një rritje prej 21%, ndërsa Paris Saint-Germain renditet në vendin e pestë.

Më tej vijnë Manchester City, Liverpool dhe Manchester United; dhjetëshja kompletohet nga Chelsea dhe Borussia Dortmund, në vendet e 9 dhe 10. Sa i përket kampionateve, Brand Finance e klasifikon Premier League si kompeticionin kombëtar me markën më të vlefshme në botë, e ndjekur nga La Liga, Bundesliga gjermane, Serie A italiane dhe Ligue 1 franceze.

Previous Post

Tragjedi në Nigeri: Varka e mbingarkuar përmbyset dhe fundoset, 40 fëmijë humbin jetën, dhjetëra të tjerë të zhdukur

Next Post

Goditja 50 milionë eurosh e Milanit, Moreira: Gati për debutim, e di çfarë duhet për të pasur sukses

Next Post
Goditja 50 milionë eurosh e Milanit, Moreira: Gati për debutim, e di çfarë duhet për të pasur sukses

Goditja 50 milionë eurosh e Milanit, Moreira: Gati për debutim, e di çfarë duhet për të pasur sukses

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al