Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, mbajtën një konferencë për media për aksionet dhe gjetjet në Zubin Potok. Sveçla theksoi shqetësimin për heshtjen e Serbisë dhe të Listës Serbe lidhur me zbulimin e armëve dhe varrezave masive në tre lokacione. Sipas tij, arsenal armësh është gjetur në fshatrat pranë Kalludrës së Zubin Potokut, ku gjatë javëve të fundit u dolën mbetje mortore që, sipas tij, përfaqësojnë një dimension të krimit ndaj shqiptarëve. Ministri kërkoi përgjegjësi për urdhërdhënësit, vrasësit, ata që fshehën trupat dhe ata që fshehën informacionin. Ai raportoi se në tre lokacione ishin gjetur në një rast 13 mbetje, në një tjetër 14 dhe në të tretin 6 mbetje mortore, dhe se armatimi ishte gjetur në 12 lokacione dhe do t’i nënshtrohej analizave.
Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, dha detaje se aksionet për armët në Zubin Potok u zhvilluan nga 6 deri më 17 gusht, pas marrjes së informacioneve për dyshimet për posedim armësh ilegale. U kryen kontrolle në 48 lokacione dhe u gjetën 72 armë, përfshirë automatikë, 7 mjete shpërthyese, pjesë të granatave, mjete piroteknike, pjesë të armëve, kaseta armatimi, pajisje ushtarake, një numër i madh uniformash të ushtrisë dhe policisë së Serbisë, si dhe dokumentacion i librezave të armëve të ish-Jugosllavisë. Po ashtu u sekuestruan mbi 96,000 euro.
Për varrezat masive, policia siguruan informacione dhe profilizuan persona që mund të kishin njohuri për hetimet. Si rezultat u shoqëruan gjashtë qytetarë — katër të dyshuar dhe dy dëshmitarë. Në afërsi të një përroi janë vërejtur mbetje kockore dhe rroba; antropologu ka konstatuar se mbetjet kockore janë njerëzore. Hoxha përmendi konkretisht vendet Kalludër e Vogël dhe Jabukë e Vogël, ku u gjetën sipas tij 13 mbetje kockore, katër mbetje eshtërorë dhe 6 trupa si edhe municione. Top Channel.

