Thursday, August 20, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Zjarret në Europë: Ekspertët parashikojnë rritje prej 39% edhe në skenarin më të mirë

timoni.al by timoni.al
August 20, 2026
in Lajmi Fundit
0
Zjarret në Europë: Ekspertët parashikojnë rritje prej 39% edhe në skenarin më të mirë
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një studim paralajmëron se zjarret pyjore pritet të përfshijnë 39% më shumë territor të Europës deri në fund të këtij shekulli nëse nuk bëhet menaxhim më i mirë i zjarreve, edhe në skenarin më optimist për ndalimin e ngrohjes globale. Nxehtësia ekstreme, moti i thatë dhe era që mund ta shndërrojnë edhe një zjarr të vogël në një vatër të madhe, pritet të prekë një sipërfaqe edhe më të gjerë të kontinentit. Në skenarin më të keq të modeluar nga studiuesit, ku ngrohja globale arrin 3.6°C mbi nivelet paraindustriale, sipërfaqja e djegur do të pothuajse trefishohet.

Sipas studimit të Institutit të Potsdamit për Kërkimin e Ndikimit Klimatik (PIK), përmirësimet në menaxhimin e zjarreve mund të zbusin rritjen e sipërfaqes së djegur me më shumë se 70%, por nuk do ta eliminojnë plotësisht. Maik Billing, studiues i ekosistemeve në PIK dhe autor kryesor i studimit, thotë: “Investimet në menaxhimin e zjarreve mund të ndihmojnë deri në një pikë, por nëse vazhdojmë në një rrugë me emetime të larta, përsëri do të shohim rritje të mëdha të sipërfaqes së djegur.” Ai shton se “Menaxhimi i zjarreve nuk mund të zëvendësojë masat për frenimin e ndryshimeve klimatike.”

Kërkimi publikohet ndërsa zjarret vazhdojnë të shkatërrojnë pjesë të Evropës. Vatër të mëdha janë regjistruar kohët e fundit në vende të Evropës veriore si Britania e Madhe, Belgjika dhe Gjermania, pas disa javësh kur Franca, Spanja, Italia, Kroacia dhe Greqia u përballën me zjarre gjigante. Në të gjithë BE-në ky sezon zjarresh pritet të jetë i treti më i keq i regjistruar, pas viteve 2025 dhe 2022, sipas Shërbimit Evropian të Informacionit për Zjarret në Pyje. Deri tani janë djegur më shumë se 600,000 hektarë, ndërsa në Belgjikë, Francë dhe Sllovaki janë thyer rekorde për këtë periudhë të vitit. Top Channel.

Previous Post

PDK e AAK kërkojnë kryeministrin në Kuvend, opozita i zë derën Kurtit dhe paralajmërojnë protesta të tjera masive

Next Post

Vjedhja e argjendarisë në Paskuqan: arrest me burg për dyshuarin; maska në pyll lidh Argys Kalzin me vjedhjen

Next Post
Vjedhja e argjendarisë në Paskuqan: arrest me burg për dyshuarin; maska në pyll lidh Argys Kalzin me vjedhjen

Vjedhja e argjendarisë në Paskuqan: arrest me burg për dyshuarin; maska në pyll lidh Argys Kalzin me vjedhjen

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al