Thursday, August 20, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

PDK e AAK kërkojnë kryeministrin në Kuvend, opozita i zë derën Kurtit dhe paralajmërojnë protesta të tjera masive

timoni.al by timoni.al
August 20, 2026
in KRYESORE
0
PDK e AAK kërkojnë kryeministrin në Kuvend, opozita i zë derën Kurtit dhe paralajmërojnë protesta të tjera masive
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Për të gjashtën ditë me radhë, deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës vijuan aksionin para ndërtesës së Qeverisë, duke kërkuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, që të shkojë në Kuvend dhe t’i hapë rrugë konstituimit të institucioneve. Aksionit iu bashkuan edhe deputetë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, si dhe përfaqësues vendorë të PDK-së.

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, theksoi se opozita kërkon zbatimin e Kushtetutës dhe të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. “Ne krejt çka po kërkojmë, po kërkojmë të respektohet Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Askush nuk është mbi ligjin, e mbi ligjin nuk është as Albin Kurti”, tha ajo. Kadrijaj paralajmëroi se aksioni opozitar do të vijojë dhe se, nëse ngërçi politik nuk zgjidhet, protestat do të bëhen më masive. “Ne nuk do të ndalemi si opozitë e organizuar deri në konstituimin e plotë të Kuvendit dhe Qeverisë. Nëse Albin Kurti vazhdon këtë avaz, edhe ne do të vazhdojmë me protesta, të cilat do të jenë edhe më masive”, shtoi deputetja e AAK-së.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, bëri thirrje që Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti të reflektojnë, duke theksuar nevojën për institucione funksionale dhe të përgjegjshme. “Ftoj Lëvizjen Vetëvendosje të reflektojë, Albin Kurti të jetë në Kuvend, aty ku e ka vendin, të konstituojë institucionet, ta kthejë ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë në vend”, tha Musliu.

PDK-ja po ashtu i ka kërkuar kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, që Kuvendi të mblidhet dhe të vazhdojë procesin e bllokuar të konstituimit. Në fjalimet e deputeteve, kërkesat kryesore përsëriten rreth respektimit të Kushtetutës, vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe rikthimit të punës së institucioneve përmes prezencës së kryeministrit në detyrë në Kuvend dhe vazhdimit të procedurave të konstituimit.

Previous Post

Ndërsa debatonin ashpër, shqiptari në Itali hodhi makinën në det me gruan; shpëtojnë në momentet e fundit

Next Post

Zjarret në Europë: Ekspertët parashikojnë rritje prej 39% edhe në skenarin më të mirë

Next Post
Zjarret në Europë: Ekspertët parashikojnë rritje prej 39% edhe në skenarin më të mirë

Zjarret në Europë: Ekspertët parashikojnë rritje prej 39% edhe në skenarin më të mirë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al