Reali i Madridit prezantoi zyrtarisht Jose Mourinhon si trajnerin e ri në një event privat të rezervuar për institucionet dhe me dyer të mbyllura për median. Ceremonia u mbajt në sallën e mbledhjeve të qendrës stërvitore të klubit, ku presidenti Florentino Perez i uroi mirëseardhjen trajnerit portugez, i cili nënshkroi një kontratë që e lidh me klubin deri më 30 qershor 2029.
Gjatë prezantimit, Mourinho mori në dorëzim një fanellë të personalizuar dhe një riprodhim në miniaturë të stadiumit “Santiago Bernabeu”. Ky është një rikthim te Reali i Madridit për Mourinhon, i cili ka drejtuar më parë skuadrën në periudhën 2010–2013, ku fitoi një titull në La Liga, një Kupë të Mbreti dhe një Superkupë të Spanjës.
Në fjalimin e tij të parë pas prezantimit, Mourinho u shpreh me tone personale: “U ktheva në shtëpi, e konsideroj vetën si një prej jush. Herën e parë që erdha te Reali i Madridit, ishte kulmi i suksesit profesional, tani është edhe aspekti emotiv dhe personal. Besoj se këtë herë është shumë më speciale se më parë. E rëndësishme është se punoj për Realin e Madridit dhe dëshiroja që të ishte kështu për të gjithë në Valdebebas. Ajo që mund t’iu them tifozëve është se jam një nga ju, gjithnjë kam qenë që nga momenti kur u largova.”
Prezantimi i Mourinhos u zhvillua në ambient të mbyllur dhe pa prezencën e medias, në një ngjarje të kufizuar për institucionet e klubit, ndërsa kontrata afatgjate tregon angazhimin zyrtar të klubit për ta pasuruar stafit teknik nën drejtimin e tij.

