Saturday, August 15, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Rritje e fluksit në kufi, Shqipëria dhe Greqia koordinojnë masa për të shmangur radhët e gjata

timoni.al by timoni.al
August 15, 2026
in Lajmi Fundit
0
Rritje e fluksit në kufi, Shqipëria dhe Greqia koordinojnë masa për të shmangur radhët e gjata
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Fluksi i lartë i udhëtarëve në pikat kufitare me Greqinë ka shkaktuar radhë të gjata në disa prej pikave kryesore dhe ka detyruar autoritetet shqiptare e greke të koordinojnë masa për menaxhimin dhe përshpejtimin e procedurave kufitare. Në 24 orët e fundit, në pikën e kalimit të Qafë Botës janë përpunuar rreth 10,000 shtetas shqiptarë dhe të huaj, ndërsa burimet tregojnë se fluksi është më i madh në hyrje të Shqipërisë.

Në Kakavijë, vetëm gjatë datës 14 gusht janë përpunuar 11,755 persona në hyrje-dalje; prej tyre 7,618 kanë hyrë në Shqipëri dhe 4,137 kanë dalë nga vendi. Në të njëjtën pikë kufitare janë përpunuar gjithashtu 3,459 automjete, nga të cilat 2,259 në hyrje dhe 1,200 në dalje. Rritja e lëvizjeve lidhet kryesisht me sezonin veror, me turistë dhe pushues që udhëtojnë drejt Greqisë ose kthehen në Shqipëri.

Për menaxhimin e situatës, Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, Saimir Muçaj, së bashku me drejtues të Policisë Kufitare në Gjirokastër dhe Kakavijë, zhvilloi një takim me homologët e Policisë greke në ambientet e Qendrës së Përbashkët të Kontaktit për Bashkëpunimin Policor dhe Doganor në Kakavijë. Në takim morën pjesë drejtues të pikës kufitare të Kakavijës dhe të Drejtorisë së Kufirit në Janinë, ndërsa në mënyrë online u përfshi edhe drejtori i Drejtorisë së Mbrojtjes së Kufirit në Policinë greke, Andreas Karageorgos, i cili ishte i angazhuar në një situatë emergjente në një zonë tjetër të Greqisë.

Sipas Policisë së Shtetit, në takim u diskutua menaxhimi i fluksit në pikat e kalimit kufitar dhe forcimi i bashkëpunimit për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare. Palët u dakordësuan për intensifikimin e masave të përbashkëta në pikat e kalimit kufitar, me synim reduktimin e radhëve dhe përshpejtimin e kontrolleve.

Në Qafë Botë, pala shqiptare po punon me katër sportele, ndërsa pala greke me dy sportele, dhe janë krijuar radhë automjetesh në të dyja anët për shkak të fluksit të shtuar. Autoritetet kufitare bëjnë të ditur se do të vazhdojnë koordinimin e masave gjatë ditëve me fluks të lartë, dhe u kërkojnë qytetarëve që udhëtojnë drejt ose nga Greqia të llogarisin kohë shtesë për kalimin e kufirit.

Previous Post

Rama ironizon kryebashkiakun rebel të PS: Në Selenicë kemi ujë të kripur në mal, faleminderit

Next Post

E ardhmja e Shpendit te Cesena: çmimi që klubi italian i vendosi sulmuesit shqiptar

Next Post
E ardhmja e Shpendit te Cesena: çmimi që klubi italian i vendosi sulmuesit shqiptar

E ardhmja e Shpendit te Cesena: çmimi që klubi italian i vendosi sulmuesit shqiptar

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al