Saturday, August 15, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Situata në vend: 13 vatra zjarri, 10 ende aktive; Lura dhe Dajti më të rrezikuara

timoni.al by timoni.al
August 14, 2026
in KRYESORE
0
Situata në vend: 13 vatra zjarri, 10 ende aktive; Lura dhe Dajti më të rrezikuara
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Lura e Dibrës dhe zona e Dajtit në Tiranë vijojnë të jenë nën kërcënimin e zjarreve, të cilat kanë vazhduar për disa ditë pavarësisht ndërhyrjes nga toka dhe ajri të qindra forcave të emergjencave. Situata më e rënduar raportohet në Lurë, ku po zhvillohet një operacion me rreth 200 forca bashkiake, 50 efektivë të Ushtrisë, 15 të Policisë së Shtetit, 18 vullnetarë, 2 automjete zjarrfikëse dhe 2 avionë Air Tractor. Ndërhyrja e këtyre forcave ka lejuar kontrollin e zjarrit në segmentin pranë banesave, por gjatë katër ditëve të fundit flakët kanë shkrumbuar rreth 300 hektarë pyje.

Aktive mbetet edhe vatra në Qafë Helmes, Bulqizë-Selishtë, ku forcat operacionale kanë arritur të vendosin nën kontroll pjesë të saj. Në kryeqytet, puna vijon në Malin e Dajtit me përfshirjen e 9 forcave zjarrfikëse dhe 2 helikopterëve të Forcave të Armatosura. Në zonat përreth, konkretisht në Priskë dhe Farkë, operojnë 30 forca zjarrfikëse me 6 mjete.

Ministria e Mbrojtjes njofton se në të gjithë vendin po ndiqen 13 vatra zjarri, nga të cilat 10 mbeten aktive. Ndërhyrjet me forca tokësore dhe ajrore arritën të vendosin nën kontroll situatën në Krujë, ku vazhdon puna për izolimin dhe fikjen e plotë të vatrave. Janë raportuar vatra aktive edhe në Gjirokastër, Lezhë, Elbasan dhe Shkodër, por ato paraqiten pa rrezik për zonat e banuara.

Në disa zona reshjet e shiut kanë ndikuar pozitivisht në situatën e zjarreve; në Përmet dhe Qukës, reshjet po favorizojnë normalizimin. Operacionet e ndërhyrjes përfshijnë kombinimin e punës së forcave zjarrfikëse, elementeve ushtarake, policore dhe vullnetarëve, si dhe mjetet ajrore, me qëllim kontrollin, izolimin dhe shuarjen e vatrave aktive në qarqe të ndryshme të vendit.

Previous Post

Romero vijon te Atletico Madrid, përshëndet tifozët e Tottenham, kujton momentet e bukura, njerëzit që më qëndruan pranë

Next Post

Liverpool dhe Arsenal synojnë Bradly Barcola, por PSG kërkon 145 milionë paundë

Next Post
Liverpool dhe Arsenal synojnë Bradly Barcola, por PSG kërkon 145 milionë paundë

Liverpool dhe Arsenal synojnë Bradly Barcola, por PSG kërkon 145 milionë paundë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al