Friday, August 14, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Milani nuk e do më Leaon, kuqezinjtë ulin ndjeshëm çmimin për yllin portugez; Galatasaray gati të përfitojë

timoni.al by timoni.al
August 14, 2026
in LAJME
0
Milani nuk e do më Leaon, kuqezinjtë ulin ndjeshëm çmimin për yllin portugez; Galatasaray gati të përfitojë
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Milani duket se ka ndryshuar qëndrim për të ardhmen e Rafael Leaos, duke ulur ndjeshëm çmimin e kërkuar për sulmuesin portugez. Sipas raportimeve nga Italia, për shkak të vështirive për të gjetur një blerës për numrin 10, kuqezinjtë janë gati të zbresin kërkesën nga rreth 60 milionë euro në 40–45 milionë euro, shifër që mund të përfshijë edhe bonuset.

Ky ndryshim mund të rikthejë në garë Galatasarayn, i cili deri tani ka qenë një nga klubet më të interesuara për Leaon, megjithëse së fundmi klubi turk ka orientuar vëmendjen drejt Gabriel Martinellit të Arsenalit. Rreth dhjetë ditë më parë, Milani refuzoi ofertën e parë zyrtare të Galatasarayt për Leaon, që ishte 30 milionë euro plus 5 milionë euro bonuse; kjo ofertë u konsiderua shumë e ulët nga kuqezinjtë. Me uljen e re të çmimit, një ofertë e ngjashme mund të afrohet me kërkesat aktuale të klubit italian.

Nuk përjashtohet mundësia e një marrëveshjeje në formën e huazimit me detyrim blerjeje. Megjithatë, pengesa kryesore mbetet vetë lojtari. Edhe pse raportohet se Galatasaray i ka bërë Leaos një ofertë të rëndësishme financiare, rreth 10 milionë euro në sezon, Leao ende nuk ka dhënë sinjal konkret për transferim në Turqi. Sulmuesi portugez ka lënë të kuptohet se është i fokusuar te futbolli; pak ditë më parë ai shkroi në rrjetet sociale: “Mendimi im i vetëm është në fushë”.

Ndërkohë, Leao nuk do të jetë në dispozicion të Milanit për miqësoren e radhës ndaj Manchester United për shkak të një tendosjeje muskulore. Nëse Milani konfirmon kërkesën prej 40–45 milionë eurosh, situata e Leaos mund të marrë një tjetër drejtim në ditët e ardhshme.

Previous Post

Kryemadhi: Në Big Brother do doja të shihja Zeqinenë; Ilir Meta strategu i shtëpisë, Basha i shpëtonte nominimit

Next Post

Nënë 28-vjeçare dënohet me 6 vjet burg për vrasjen e vajzës 3-muajshe, djegur me tharëse

Next Post
Nënë 28-vjeçare dënohet me 6 vjet burg për vrasjen e vajzës 3-muajshe, djegur me tharëse

Nënë 28-vjeçare dënohet me 6 vjet burg për vrasjen e vajzës 3-muajshe, djegur me tharëse

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al