Thursday, August 13, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

:LIVE/ Shtohen zjarret, vatrat aktive shkojnë në 18; katër fshatra të Tiranës me flakë, Lurë në vështirësi

timoni.al by timoni.al
August 13, 2026
in AKTUALITET
0
42 vatra zjarri në të gjithë vendin; rritet rreziku në Tiranë, Krujë, Dibër, Mallakastër; nis evakuimi, 839 forca.
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Temperaturat e larta dhe era kanë nxitur intensifikimin dhe rindezjen e vatrave që më parë ishin vënë nën kontroll. Ministria e Mbrojtjes raportoi se deri në orën 20:00 janë regjistruar 38 vatra zjarri gjatë ditës; aktualisht 18 janë nën vëzhgim, prej të cilave 14 aktive, 2 në monitorim dhe 2 nën kontroll. Për përballimin e situatës funksionon një angazhim i gjerë dhe i koordinuar i strukturave të Mbrojtjes Civile në nivel vendor dhe qendror.

Forcat e Armatosura kanë angazhuar 309 efektivë, 22 mjete, 1 autobot, 3 ambulanca, 9 mjete zjarrfikëse, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor për mbështetje ajrore dhe tokësore. Në Tiranë puna vijon në Dajt dhe në zonën Priskë e Madhe–Gurrë–Farkë–Lundër me përfshirjen e MZSH, ADZM, vullnetarëve dhe mbështetje ajrore nga FA; pavarësisht terrenit dhe përhapjes së mëparshme nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në Krujë ndërhyrja operative e FA-së me 1 helikopter ka vendosur zjarret në lagjen Abaze nën kontroll, dhe në Bojë, Krastë e Halil nuk raportohen më vatra aktive.

Angazhimi më i madh vijon në Gurë-Lurë, Dibër, ku janë përqendruar 120 forca bashkiake, 57 efektivë të FA-së, 15 forca policore, 15 vullnetarë dhe 9 punonjës të ADZM-së, të mbështetur nga 2 avionë Air Tractor. Ka arritur të vendoset nën kontroll perimetri pranë banesave dhe është evituar rreziku për djegien e tyre, ndërkohë që puna vazhdon në dy drejtimet e tjera; në Qafën e Helmes operojnë MZSH, forca bashkiake dhe njësia administrative Selishtë.

Në Përmet operohet në Nëmerçkë dhe Dhëmbel në terren të vështirë, por pa rrezik për zonat e banuara. Në Moravë, Devoll, ndërhyrjet e MZSH kanë bërë që situata të vijë nën kontroll. Në Trojë, Mirditë i janë bashkuar 30 efektivë të FA-së së bashku me MZSH, forcat bashkiake, policinë dhe vullnetarët. Në Shkodër vijon puna në Rrencë dhe Goraj-Budishtë, ku kjo e fundit po shkon drejt izolimit dhe nuk paraqet rrezik për banesat; vatra në Kryezi është nën kontroll. Në Elbasan operacionet vazhdojnë në Dardhë, Lugaxhi dhe Shalës; në Lugaxhi janë angazhuar MZSH, pyjorja, ASHP, forca bashkiake dhe 30 vullnetarë, pa rrezik për zonat e banuara dhe me mbështetje nga FA. Në Finiq vatrat në Dhivër dhe Rumanxë janë shuar plotësisht, ndërsa ajo në Dhrovjan është nën kontroll, pas ndërhyrjes së kombinuar tokë-ajër.

Previous Post

E kryer/ Barcelona arrin marrëveshje me PSG për Ferran Torres

Next Post

Live Dinamo-Auda — Nis dueli në Elbasan; Nëndetësja kërkon përmbysjen dhe kualifikimin në play-off

Next Post
Live Dinamo-Auda — Nis dueli në Elbasan; Nëndetësja kërkon përmbysjen dhe kualifikimin në play-off

Live Dinamo-Auda — Nis dueli në Elbasan; Nëndetësja kërkon përmbysjen dhe kualifikimin në play-off

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al