Thursday, August 13, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

E kryer/ Barcelona arrin marrëveshje me PSG për Ferran Torres

timoni.al by timoni.al
August 13, 2026
in LAJME
0
E kryer/ Barcelona arrin marrëveshje me PSG për Ferran Torres
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ferran Torres do të vijojë karrierën në Francë pasi Barcelona ka arritur marrëveshjen me Paris Saint Germain për transferimin e sulmuesit valencian drejt klubit kampion të Evropës. Sipas asaj që publikohet në median spanjolle, transferimi do të realizohet për një vlerë rreth 50 milionë euro, shifër kjo fikse dhe pa bonuse. Sulmuesi, kampion bote, pritet shumë shpejt t’i bashkohet Paris Saint Germainit, me të cilin kishte arritur një akord për një kontratë pesëvjeçare.

Në ditët e fundit Ferran Torres, përmes agjentit të tij, i kërkoi Barcelonës që të mos ishte i pranishëm në seancën stërvitore të mërkurën, ditë kur do të duhej të vihej nën urdhrat e trajnerit Flick. Me arritjen e marrëveshjes mes klubeve, tani mbetet përgatitja e dokumenteve kontraktuale, një proces që kanë nisur të dy klubet, Barcelona dhe Paris Saint Germain. Gjithashtu, para zyrtarizimit të transferimit mungon kryerja e vizitave mjekësore nga ana e Ferran Torres, të cilat do të jenë një hap i domosdoshëm për finalizimin e operacionit.

Operacioni i transferimit vlerësohet rreth 50 milionë euro, një shifër e konsideruar e pranueshme duke marrë parasysh se futbollisti ndodhej në vitin e fundit të kontratës me Barcelonën. Kur Barcelona bleu Ferran Torres në vitin 2022, pagoi 55 milionë euro si shifër fikse dhe shtoi 10 milionë në formën e bonuseve. Për më tepër, një klauzolë në marrëveshjen e blerjes parashikonte një pagesë shtesë prej 8 milionë eurosh ndaj Manchester City në rast të rinovimit të kontratës së lojtarit. Kjo do të thotë se me shumën që do të marrë nga PSG dhe pa rinovim të kontratës, Barcelona rikuperon thuajse të gjithë shifrën që kishte shpenzuar për blerjen e Ferran Torres para katër vjetësh. Top Channel.

Previous Post

Tragjike: Ish-boksieri premtues vdes 11 vjet pas rënies në koma nga goditja e kundërshtarit

Next Post

:LIVE/ Shtohen zjarret, vatrat aktive shkojnë në 18; katër fshatra të Tiranës me flakë, Lurë në vështirësi

Next Post
42 vatra zjarri në të gjithë vendin; rritet rreziku në Tiranë, Krujë, Dibër, Mallakastër; nis evakuimi, 839 forca.

:LIVE/ Shtohen zjarret, vatrat aktive shkojnë në 18; katër fshatra të Tiranës me flakë, Lurë në vështirësi

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al