Thursday, August 13, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Shpërthim i fuqishëm në portin më të madh europian: një i vdekur, 6 të plagosur; policia nis hetimet

timoni.al by timoni.al
August 13, 2026
in KRYESORE
0
Shpërthim i fuqishëm në portin më të madh europian: një i vdekur, 6 të plagosur; policia nis hetimet
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një shpërthim pranë portit të Roterdamit në Holandë shkaktoi një viktimë dhe gjashtë të plagosur këtë të enjte. Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e ngjarjes; autoritetet bëjnë të ditur se deri më tani nuk ka të dhëna që të tregojnë se shpërthimi është pasojë e sabotimit, megjithëse po shqyrtohen të gjitha skenarët. Një zëdhënës i kompanisë së tregtimit të produkteve energjetike Gunvor deklaroi se incidenti ndodhi gjatë punimeve të mirëmbajtjes në një prej rezervuarëve të magazinimit të kompanisë, dhe se Gunvor po bashkëpunon me autoritetet lokale. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:30 të paradites, sipas kohës lokale.

Porti i Roterdamit, më i madhi në Evropë dhe një prej qendrave kryesore për importin dhe magazinimin e naftës bruto dhe karburanteve, gjendet pranë rafinerisë së Shell në Pernis, impiant që përmendet si më i madhi në Evropë me kapacitet rreth 404 mijë fuçi në ditë. Në zonë funksionojnë edhe rafineri të kompanive BP, ExxonMobil dhe Vitol. Kompania Shell njoftoi se operacionet e saj në port nuk u ndikuan nga shpërthimi.

Autoritetet e portit raportuan se terminalet e gazit natyror të lëngshëm (LNG) nuk u prekën nga incidenti. Të dhënat e ENTSOG shfaqën një rënie të përkohshme të furnizimit me gaz nga terminali Gate LNG në Roterdam, e ndjekur nga luhatje të flukseve. Autoritetet paralajmëruan se një ndërprerje e zgjatur e aktiviteteve do të ndiqej me vëmendje nga tregjet, pasi terminali Gate është një prej qendrave kryesore të importit të LNG-së në Evropën veriperëndimore. Ndërkohë, rezervat e gazit në Holandë ishin rreth 40% të mbushura, sipas të dhënave të Gas Infrastructure Europe, në prag të sezonit të dimrit.

Porti theksoi gjithashtu se nuk ka lidhje mes shpërthimit dhe ndërprerjes së energjisë, megjithëse gjatë ditës u regjistruan disa ndërprerje të energjisë në zona të ndryshme të portit.

Previous Post

Probleme për Ernest Muçin, ylli i Kombëtares dëmtohet në stërvitje me Trabzonsporin — sa pritet të mungojë

Next Post

Europa përvëlohet, vala e të nxehtit nuk ndalet: Londra pushtohet nga temperatura të pazakonta, Spanja pritet mbi 40°C

Next Post
Europa përvëlohet, vala e të nxehtit nuk ndalet: Londra pushtohet nga temperatura të pazakonta, Spanja pritet mbi 40°C

Europa përvëlohet, vala e të nxehtit nuk ndalet: Londra pushtohet nga temperatura të pazakonta, Spanja pritet mbi 40°C

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al