Wednesday, August 12, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Transporti publik në alarm: operatorët kërkojnë kompensim të karburantit dhe paralajmërojnë reduktim të autobusëve

timoni.al by timoni.al
August 12, 2026
in LAJME
0
Transporti publik në alarm: operatorët kërkojnë kompensim të karburantit dhe paralajmërojnë reduktim të autobusëve
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shoqatat e transportit publik kërkojnë disbursim të menjëhershëm të kompensimit të karburantit për muajt mars, prill dhe maj 2026, duke paralajmëruar se mungesa e likuiditetit mund t’i detyrojë të reduktojnë numrin e autobusëve dhe frekuencën e shërbimit. Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban i kanë dërguar një kërkesë urgjente Kryeministrisë, Bashkisë së Tiranës dhe ministrive përgjegjëse, me shkresë të datës 11 gusht.

Në dokumentet e paraqitura, shoqatat kërkojnë disbursimin e kompensimit prej 50 lekësh për çdo litër karburant të konsumuar gjatë muajve mars, prill dhe maj 2026, të parashikuar me vendimin e Këshillit të Ministrave të datës 13 maj. Sipas tyre, operatorët kanë dorëzuar dokumentacionin e kërkuar dhe kanë përmbushur procedurat për përfitimin e këtij kompensimi, por pagesat nuk janë kryer ende.

Shoqatat theksojnë se vonesa në pagesa po shkakton vështirësi financiare për operatorët, të cilët deri tani kanë vazhduar të mbulojnë kostot e shërbimit me fondet e tyre. Për këtë arsye, ato kërkojnë informacion zyrtar mbi fazën ku ndodhet procesi i disbursimit, arsyet e vonesës dhe përcaktimin e një afati konkret për kryerjen e pagesave.

Përveç kompensimit për periudhën mars–maj, operatorët kërkojnë që skema e mbështetjes të vijojë edhe pas muajit maj, duke argumentuar se çmimet e karburantit mbeten të larta. Në kërkesën e tyre paralajmërohet se nëse institucionet përgjegjëse nuk reagojnë në kohë, operatorët do të detyrohen të rishikojnë numrin e mjeteve në qarkullim dhe kapacitetet e shërbimit.

Shoqatat nënvizojnë se një reduktim i tillë do të ndikonte drejtpërdrejt në frekuencën e autobusëve dhe në cilësinë e shërbimit për qytetarët. Në dokumentacionin e depozituar, ata kërkojnë përgjigje konkrete dhe veprime për të siguruar likuiditetin e nevojshëm për funksionimin normal të transportit publik.

Previous Post

Sot ora 21:00 në Salzburg premtohet spektakël: PSG-Aston Villa live në Top Channel për Superkupën e Europës

Next Post

Autori u la në burg për vrasjen e Johan Zukos; gjatë seancës tha Jam penduar, nuk kisha qëllim

Next Post
Autori u la në burg për vrasjen e Johan Zukos; gjatë seancës tha Jam penduar, nuk kisha qëllim

Autori u la në burg për vrasjen e Johan Zukos; gjatë seancës tha Jam penduar, nuk kisha qëllim

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al