E pyetur pse kishte ardhur në shtëpi, ai iu përgjigj “e di unë”. Marrëdhënia babë e bir ishte e acaruar; prindërit e tij u divorcuan kur ai ishte dy vjeç, dhe nga një fëmijëri e vështirë riu, sot nën akuzë për vrasje, ka kryer disa ngjarje, përfshirë edhe plagosjen me thikë të të atit një vit më parë. Në dosjen që disponon gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, renditen dhjetëra dëshmi, mes tyre të dëshmitarëve okularë dhe familjarëve, si dhe dëshmia e një vajze. Kristjani ka kërkuar avokat falas, pasi asnjë nga prindërit e tij nuk ka mundësi të paguajë mbrojtës.
Në deklarimin e tij para grupit hetimor ai tha se ndodhej i vetëm në trotuarin përpara lokaleve përballë kinemasë kur një automjet Mercedes-Benz C-Class i zi, që ai mendoj se i përket Johan Zukos, kaloi. Rreth dy javë më parë kishte pasur një konflikt verbal me Johanin, pasi ky i fundit kishte ngacmuar një mikeshë të tij; në atë konflikt ai thotë se e kishte goditur Johanin me pëllëmbë. Kur makina e Johanit ndaloi ai iu afrua xhamit për të sqaruar mosmarrëveshjen, dhe sipas tij Johan Zuko nxori një thikë dhe tentoi ta godasë. Johan u zbrit dhe u afrua përsëri për të goditur; i riu pretendon se e goditi me shkelm për t’u shmangur.
Në automjet ndodhej edhe një djalë tjetër, që sipas tij e mbajti, ndërsa Johan vazhdoi t’i ofendojë; disa persona ndërhynë dhe i ndanë. Pas largimit të Johanit, i riu u kthye në banesë, në gjendje të gjaknxehtë, mori një armë zjarri – një pushkë që e mbante të fshehur – e vendosi në një thes të bardhë dhe u nis në këmbë drejt lagjes ku banonte Johan. Kur e pa Johanin pranë një lokali përballë marketit, iu afrova, nxori armën; sipas tij Johan e ofendoi përsëri dhe u largua me vrap. Ai e ndoqi, Johan hyri në një pallat dhe i riu thotë se e ndoqi dhe e qëlloi me armë, duke synuar këmbët. Pas të shtënave nuk pa nëse Johan u plagos dhe u largua. Armën e fshehu te Fusha e Drurëve nëpër shkurre, u kthye në banesë, ndryshoi rrobat dhe i futi në lavatriçe, dhe më pas hyri në një shtëpi të pabanuar afër vendbanimit të tij.

