Sunday, August 9, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Notë financiare për kredinë: Byrotë private mbledhin të dhëna, huamarrësit korrektë përfitojnë norma më të ulëta

timoni.al by timoni.al
August 9, 2026
in LAJME
0
Notë financiare për kredinë: Byrotë private mbledhin të dhëna, huamarrësit korrektë përfitojnë norma më të ulëta
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Për të gjithë huamarrësit që kanë marrë më parë kredi apo pritet të marrin kredi në vijim do të krijohet një bazë të dhënash për sjelljen e tyre financiare nga byrotë e kreditit. Në projektligjin e hedhur për konsultim publik, Ministria e Ekonomisë përcakton se Byrotë e Kreditit që pritet të ngrihen në Shqipëri do të jenë subjekte private, të organizuara si shoqëri aksionare, dhe do të kenë të drejtë të mbledhin, përpunojnë dhe analizojnë informacion financiar për individët dhe bizneset, përfshirë të dhëna që shkojnë përtej kredive bankare.

Ministria sqaron se, në mungesë të një sistemi të standardizuar, institucionet financiare përballen me vështirësi në vlerësimin e besueshmërisë së klientëve, çka shpesh çon në rritje të kostove të kredisë dhe përjashtim të individëve dhe bizneseve nga tregu financiar. Në këtë kuadër, projektligji synon parandalimin e mashtrimit kreditor dhe të praktikave mashtruese në procesin e dhënies dhe të përdorimit të kredisë. Modeli i propozuar ndryshon nga Regjistri aktual i Kredive, i cili administrohet nga Banka e Shqipërisë.

Një nga elementet kryesore të projektligjit është shtrirja e aksesit të këtyre kompanive private ndaj të dhënave nga institucione të ndryshme. Ministria rendit kategoritë e ofruesve të të dhënave që do të furnizojnë Byrotë e Kreditit: bankat, institucionet e pagesave, institucionet e parasë elektronike, institucionet financiare jo-banka, shoqëritë e kursim-kreditit dhe unionet e tyre, shoqëritë e sigurimit, Banka e Shqipërisë, organet tatimore dhe njësitë e qeverisjes vendore.

Në bazë të të dhënave të mbledhura, Byroja mund të hartojë një vlerësim të besueshmërisë financiare të individit apo biznesit. Relacioni vlerëson se subjektet me histori të mirë financiare mund të kenë mundësi më të mëdha për të negociuar norma interesi më të favorshme dhe për të marrë kredi më shpejt.

Previous Post

Rriten helmimet nga ushqimi: Temperaturat e larta shtojnë rastet, Brataj: Kujdes me zinxhirin ftohës

Next Post

Zjarri në Krujë: Zero dëme njerëz/banesa, Braçe i përgjigjet komentuesve: Me 4.2mln€ do ishte shuar menjëherë? Është cinizëm

Next Post
Kryeministri Rama për zjarrin në Krujë: Shteti ishte në këmbë, heronjtë u përballën me flakët dhe shmangën tragjedinë

Zjarri në Krujë: Zero dëme njerëz/banesa, Braçe i përgjigjet komentuesve: Me 4.2mln€ do ishte shuar menjëherë? Është cinizëm

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al