Sunday, August 9, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Rriten helmimet nga ushqimi: Temperaturat e larta shtojnë rastet, Brataj: Kujdes me zinxhirin ftohës

timoni.al by timoni.al
August 9, 2026
in AKTUALITET
0
Rriten helmimet nga ushqimi: Temperaturat e larta shtojnë rastet, Brataj: Kujdes me zinxhirin ftohës
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Temperaturat e larta të këtyre ditëve kanë rritur numrin e personave që kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e tyre ka paraqitur probleme gastrointestinale lidhur me kontaminimin e ushqimeve të konsumuar në restorante dhe lokale në zonat bregdetare ku po shtohet frekuentimi veror. Skënder Brataj, Drejtor i Qendrës Kombëtare të Urgjencave, njofton se “17.4 % e personave që janë drejtuar në qendrat verore kanë pasur probleme gastrointestinale”.

Brataj thekson rëndësinë e mbajtjes së zinxhirit ftohës për produktet ushqimore, si në restorante, ashtu edhe te subjektet që tregtojnë mish dhe peshk. “Ka shumë rëndësi zinxhiri ftohës. Pasi toksinat shtohen shumë shpejt në këto temperatura. Brenda 1-3 orë fillojnë të vjellat”, shprehet ai, duke lidhur këtë ritëm të shpejtë të shfaqjes së simptomave me rritjen e temperaturave.

Në rastet e helmimit nga ushqimi, Brataj thekson se rehidratimi është thelbësor. “Nga të vjellat e diarreja, humbim elektrolitet, të cilat duhen zëvendësuar, pasi dehidratimi shkakton pasoja të rënda në organizëm”, – thekson Drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencave, duke vënë në dukje nevojën për zëvendësimin e elektroliteve të humbura për të parandaluar komplikime serioze shëndetësore.

Ai u bën thirrje subjekteve që ofrojnë shërbime në zonat bregdetare dhe jo vetëm që të respektojnë kushtet e ruajtjes së ushqimeve dhe zinxhirin e ftohjes, për të parandaluar kontaminimin dhe përhapjen e helmimeve ushqimore. Po ashtu, Brataj apelon që të njëjtin kujdes të zbatojnë edhe amvisat në shtëpi kur përdorin produkte ushqimore të ngrira ose të tjera që kërkojnë të ruhen në një temperaturë të caktuar, duke shmangur rrezikun e zhvillimit të toksinave për shkak të ekspozimit të produkteve ndaj temperaturave të larta.

Previous Post

Pas dhimbjes së thellë, Lionel Messi shkon në Rosario për lamtumirën e fundit të babait të tij

Next Post

Notë financiare për kredinë: Byrotë private mbledhin të dhëna, huamarrësit korrektë përfitojnë norma më të ulëta

Next Post
Notë financiare për kredinë: Byrotë private mbledhin të dhëna, huamarrësit korrektë përfitojnë norma më të ulëta

Notë financiare për kredinë: Byrotë private mbledhin të dhëna, huamarrësit korrektë përfitojnë norma më të ulëta

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al