Sunday, August 9, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Nata e tmerrit në Krujë: zjarri apokaliptik kërcënoi banesat dhe bizneset, çfarë la pas beteja me flakët

timoni.al by timoni.al
August 9, 2026
in AKTUALITET
0
Nata e tmerrit në Krujë: zjarri apokaliptik kërcënoi banesat dhe bizneset, çfarë la pas beteja me flakët
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Orët e mbrëmjes së të shtunës u kthyen në një makth për banorët e Krujës, kur një zjarr masiv në territorin malor u afrua rrezikshëm pranë zonave të banuara. Flakët përfshinë sipërfaqe të mëdha me ullishte, pemë frutore dhe bimësi, dhe në disa momente kërcënuan banesat dhe bizneset, ndërsa tymi dhe flakët mbuluan zonën.

Për shuarjen e zjarrit u ndërhy me forca toka dhe ajri. Në terren u angazhuan mbi 200 efektivë të strukturave të emergjencave civile dhe Forcave të Armatosura, së bashku me 80 efektivë të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit. Në operacion u përdorën 21 mjete zjarrfikëse, tre helikopterë, droni “Bayraktar TB2” dhe dy dronë me kamera termike të AKMC-së. Forcat në terren punuan gjatë gjithë natës për të izoluar flakët dhe për të penguar përhapjen e tyre drejt banesave, ndërsa helikopterët ndërhynin edhe në pjesët e vështira malore ku disa vatra mbetën aktive.

Zjarri shkaktoi dëme të konsiderueshme në ullishte dhe pemë frutore; një magazinë biznesi u përfshi nga flakët dhe u dogj. Po ashtu, dëmtimi i një linje të tensionit të lartë la pa energji elektrike banorët e Lagjes 2 të Krujës. Pas një nate të gjatë përballjeje me flakët, situata në qytet u qetësua: zjarri është vënë nën kontroll në zonat pranë banesave, ndërsa pjesa e mbetur e vatrave në majë të malit po menaxhohet nga ajri.

Pjesa më e madhe e forcave të angazhuara është rishpërndarë, por monitorimi i territorit vazhdon për të parandaluar riaktivizimin e flakëve. Ajo që ka mbetur pas është një panoramë e sipërfaqeve të mëdha të shkrumbuara, me ullishte, pemë frutore dhe bimësi të djegur. Fatmirësisht, nga zjarri nuk raportohet për humbje jete dhe asnjë banesë nuk rezulton e djegur.

Previous Post

Zjarri në malin e Krujës, vijon ndërhyrja ajrore për shuarjen e vatrave aktive

Next Post

Vrasja me armë e të riut në Korçë: U fsheh 6 orë pranë varrezave, arrestohet Kristjan Sterjos

Next Post
Vrasja me armë e të riut në Korçë: U fsheh 6 orë pranë varrezave, arrestohet Kristjan Sterjos

Vrasja me armë e të riut në Korçë: U fsheh 6 orë pranë varrezave, arrestohet Kristjan Sterjos

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al