Sfida miqësore e zhvilluar si pjesë e përgatitjeve për Milanin u kthye në një mbrëmje të vështirë për kuqezinjtë, të cilët u mundën 3-0 nga Chelsea në Gelora Bung Karno Stadium të Xhakartës. Nën drejtimin e Xabi Alonsos, Blu të Londrës dominuan takimin dhe në fund fituan trofeun e Indonesian Supercup 2026.
Pjesa e parë e ndeshjes ishte e barabartë dhe raste të shumta të vendosura në avantazh munguan deri në minutat shtesë. Goli i parë erdhi pikërisht në ato çaste, kur Joao Pedro shënoi pas një goditjeje këndi të ekzekutuar nga Caicdedo, duke i dhënë Chelseat epërsinë 1-0 dhe duke dërguar skuadrat në pushim me këtë rezultat.
Në pjesën e dytë Chelsea mori nën kontroll takimin dhe u tregua shumë më efikas. Vetëm pak sekonda pas rifillimit të lojës, Joao Pedro shënoi përsëri, këtë radhë pas një krosimi të Pedro Netos, duke dyfishuar shifrat në tabelë. Me ritëm të lartë sulmues dhe organizim në prapavijë, anglezët vazhduan presionin dhe arritën të godisnin edhe një herë kur Caicedon shënoi për 3-0, rezultat që mbeti i pandryshuar deri në përfundim të 90 minutave.
Pas tre golave dhe një performancesh të përqendruar në pjesën e dytë, Chelsea mbylli ndeshjen me një fitore të qartë dhe ngriti në fund trofeun e Indonesian Supercup 2026. Për Milanin, kjo miqësore në fazën përgatitore rezultoi në një humbje të thellë, ndërsa për Chelsean shërbeu si një sinjal i mirë në vazhdim të përgatitjeve nën drejtimin e trajnerit të tyre.

