Friday, August 7, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Kapet me 4 pistoleta Glock rrugës për Sarandë; 31-vjeçari: U nisa për pushime, shoku futi qesën dhe iku

timoni.al by timoni.al
August 6, 2026
in KRYESORE
0
Pikë karburanti në Krujë grabitet gjatë natës; autorët vjedhin xhiron ditore
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zbardhen detaje nga dosja hetimore e operacionit policor të zhvilluar rreth dy javë më parë në tunelin e Skërficës, në aksin Kardhiq–Delvinë, ku u sekuestruan katër pistoleta tip “Glock” dhe u arrestua 31-vjeçari Kejdi Banaj. Sipas materialeve hetimore, policia kishte marrë informacion se Banaj, me një automjet të marrë me qira, po transportonte armë zjarri me destinacion Sarandën. Dyshohej gjithashtu se gjatë rrugës ai do të merrte rreth 500 gram kokainë në Lushnjë, me qëllim shpërndarjen e saj në doza në Sarandë. Pas ndalimit të automjetit në tunelin e Skërficës, efektivët gjetën katër pistoletat të fshehura nën tapicerinë e pasagjerit të përparmë, brenda një qeseje të zezë, raporton korrespondentja e Top Channel Entjola Budo.

Në dëshminë e dhënë në polici, Banaj është treguar bashkëpunues, ka dorëzuar kodin e telefonit dhe ka identifikuar personin që, sipas tij, i kishte lënë armët në makinë. Ai deklaroi se një i njohur, E. S., të cilin e kishte takuar pas disa vitesh, i kishte kërkuar ta shoqëronte në Sarandë për të gjetur një apartament me qira. Sipas tij, në Tiranë, E. S. dhe kunati i tij morën një qese të zezë pranë autostradës së Kasharit dhe e vendosën në automjetin që drejtonte Banaj, ndërsa vetë u larguan me një makinë tjetër.

Gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë, 31-vjeçari ndryshoi pjesërisht qëndrim. Ai deklaroi se është përdorues i lëndëve narkotike prej vitesh dhe pretendoi se nuk kishte qenë i vetëdijshëm për përmbajtjen e qeses. Para gjykatës ai tha se e kishte njohur E. S. rreth 20 vjet dhe se vetëm kur e ndaloi policia kuptoi çfarë kishte në qesen e zezë.

Nga hetimet rezulton se E. S., 26 vjeç nga Tirana, është personi i përmendur nga Banaj si organizator i transportit të armëve dhe është shpallur në kërkim edhe për një ngjarje të ngjashme që ka ndodhur në muajin mars të këtij viti. Gjykata caktoi ndaj Kejdi Banajt masën e sigurisë “Arrest në burg”, ndërsa hetimet vazhdojnë për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje.

Previous Post

Ministrja Sala: Instituti i Tumoreve po funksionon, 10-vjeçari mposht tumorin në stadin IV me aparaturë të re moderne

Next Post

Humbi jetën në kantier në Durrës, 40-vjeçari dyshohet për atak kardiak pas punës në temperatura të larta

Next Post
Aksident i rëndë në Berat: makina përplas këmbësorin, drejtuesi 20-vjeçar shoqërohet

Humbi jetën në kantier në Durrës, 40-vjeçari dyshohet për atak kardiak pas punës në temperatura të larta

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al