Wednesday, August 5, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Basketbollistja transgjinore franceze aspiron WNBA-në: Nëse më telefonojnë, nuk do të them jo

timoni.al by timoni.al
August 5, 2026
in KRYESORE, Sport
0
Basketbollistja transgjinore franceze aspiron WNBA-në: Nëse më telefonojnë, nuk do të them jo
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Julie Tetard, basketbollistja 1.90 m që këtë sezon luajti për Monacon, ka deklaruar se ende ëndërron një karrierë në WNBA dhe se do të pranonte pa hezitim një ofertë nga ajo ligë. Deklarimet e saj bëhen ndërsa pjesëmarrja e atleteve transgjinore në garat e femrave ka shkaktuar polemika të forta në SHBA dhe më gjerë. Sipas Daily Mail, 34-vjeçarja, që luan në rolin e qendrës, mbylli sezonin 2025–2026 duke dominuar Ligue 2, duke u shpallur shënuesja dhe ribaunduesja më e mirë me mesatare prej 21 pikësh dhe 20 ribaundesh për ndeshje. Në mars regjistroi një paraqitje të veçantë me 21 pikë dhe 30 ribaunde, rekord absolut. Megjithatë, fakti që nuk u shpall Lojtarja Më e Vlefshme (MVP) të Ligue 2 shkaktoi reagime dhe zemërim te mediat dhe tifozët në Francë. Ajo mori çmime si Lojtarja e Vitit, Lojtarja Mbrojtëse e Vitit dhe Lojtarja Franceze e Vitit.

Tetard, e cila tregoi publikisht se është transgjinore në tetor 2021, e përshkroi pjesëmarrjen në WNBA si ëndrrën e fëmijërisë, por pranoi se realizimi është jashtëzakonisht i vështirë: “Nëse më telefonojnë, nuk do të them jo. Por duhet të jemi realistë: jam në moshë dhe ka lojtare shumë më të mira se unë,” tha ajo për OutKick. Përse mendon se një transferim në WNBA mund të jetë i pamundur, ajo u përgjigj shkurt: “Liga, po. Vendi, jo,” duke lënë të kuptohet se klima politike në SHBA gjatë presidencës së Donald Trump mund të përbëjë një pengesë. Megjithatë, Tetard tha se do të pranonte menjëherë një kontratë nëse një klub ia ofertonte.

Perspektiva e aktivizimit të saj riktheu debatin rreth pranisë së atleteve transgjinore në sportin e femrave. Ish-basketbollistja Audrey Soret u shpreh kundër, duke thënë se pjesëmarrja e tyre në garat profesioniste krijon konkurrencë të padrejtë dhe mund të dekurajojë vajzat e reja: “Ligue 2 shërben shpesh si një terren testimi për ide të reja, por pjesëmarrja e tyre në garat profesioniste krijon konkurrencë të padrejtë…” Në SHBA, Sophie Cunningham deklaroi se sportistet femra duhet të mbrohen nga konkurrenca me burra biologjikë: “Dua të mbroj vajzat e reja në dhomat e zhveshjes dhe në sport, në mënyrë që ato të mos detyrohen të konkurrojnë kundër burrave biologjikë.” Reagimet ndaj këtyre qëndrimeve janë të ndara; ndërkohë trajnerja Cheryl Reeve u shfaq me bluzë “Trans Kids Belong” në mbrojtje të komunitetit transgjinor. Për pyetjen lidhur me qëndrimet e Cunningham, Tetard u përgjigj: “Pa koment.”

Previous Post

Kthesë dramatike: Ish-lojtari i kombëtares shqiptare arrestohet për shpërndarje kokaine

Next Post

Emërohet administrator i ri në krye të Ujësjellës Kanalizimeve Durrës

Next Post
Emërohet administrator i ri në krye të Ujësjellës Kanalizimeve Durrës

Emërohet administrator i ri në krye të Ujësjellës Kanalizimeve Durrës

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al