Wednesday, August 5, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Kthesë dramatike: Ish-lojtari i kombëtares shqiptare arrestohet për shpërndarje kokaine

timoni.al by timoni.al
August 5, 2026
in LAJME
0
Kthesë dramatike: Ish-lojtari i kombëtares shqiptare arrestohet për shpërndarje kokaine
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-futbollisti i njohur i Superiores dhe ish-lojtari i Kombëtares shqiptare, Olgerd Muka, është arrestuar nga autoritetet franceze në qytetin e Dizhonit, nën akuzën e shpërndarjes dhe tregtimit të lëndëve narkotike, konkretisht kokainë. Sipas raportimeve të mediave franceze, 46-vjeçari ishte mbajtur nën vëzhgim nga policia për më shumë se dhjetë ditë, ndërsa operacioni përfundoi me arrestimin e tij në flagrancë së bashku me një tjetër shtetas shqiptar, teksa dyshohet se po shpërndanin doza kokaine në një park të qytetit.

Gjatë seancës para trupës gjykuese, Muka ka pranuar faktet e paraqitura nga prokuroria dhe ka shpjeguar se u përfshi në këtë aktivitet të paligjshëm për shkak të vështirësive të rënda ekonomike. Ai ka deklaruar se kishte mbetur pa punë dhe se gjendja financiare e familjes e shtyu të merrte këtë rrugë.

Olgerd Muka njihet si një mesfushor i aktivizuar në fundin e viteve ’90 dhe në fillimin e viteve 2000. Gjatë karrierës së tij ka luajtur për skuadrat Lushnja, Teuta, Dinamo, Bylis, Flamurtari, Partizani, Besa dhe Memaliaj. Në vitin 2002 ai debutoi me Kombëtaren shqiptare dhe regjistroi dy paraqitje me fanellën kuqezi.

Pas përfundimit të karrierës si futbollist, Muka ka tentuar të vazhdojë në trajning, por nuk ka arritur të gjejë stabilitet profesional. Emri i tij është rikthyer në qendër të vëmendjes për një arsye tjetër, pasi tani përballet me akuza të rënda për trafik dhe shpërndarje të lëndëve narkotike në Francë. Investigimi policor dhe procedurat gjyqësore vijojnë, ndërsa rrethanat e sakta të përfshirjes së tij dhe e partnerit të dyshuar po hetohen nga autoritetet franceze.

Previous Post

AZHBR: 7.2 mld lekë për fermerët, gati kësti i parë nga Skema Kombëtare e Subvencioneve, 41 mijë përfitues

Next Post

Basketbollistja transgjinore franceze aspiron WNBA-në: Nëse më telefonojnë, nuk do të them jo

Next Post
Basketbollistja transgjinore franceze aspiron WNBA-në: Nëse më telefonojnë, nuk do të them jo

Basketbollistja transgjinore franceze aspiron WNBA-në: Nëse më telefonojnë, nuk do të them jo

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al