Wednesday, August 5, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Foto/ Një grabitqare në anije, ish-kuzhinierja 25-vjeçare akuzohet për sulme seksuale ndaj marinarëve

timoni.al by timoni.al
August 5, 2026
in AKTUALITET
0
Foto/ Një grabitqare në anije, ish-kuzhinierja 25-vjeçare akuzohet për sulme seksuale ndaj marinarëve
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një ish-kuzhiniere e Marinës Mbretërore Britanike, Sian Dowsett, 25 vjeçe, u dënua me 18 muaj heqje lirie në një qendër paraburgimi ushtarak pas shpalljes fajtore për një seri sulmesh seksuale ndaj kolegëve të saj në bordin e anijes luftarake HMS Dauntless. Në Gjykatën Ushtarake të Bulford në Wiltshire, Dowsett u gjet fajtore për gjashtë akuza për sulm seksual, duke pasur si viktima katër pjesëtarë më të rinj të ekuipazhit — dy gra dhe dy burra.

Gjatë procesit u zbuluan detaje të sjelljes së saj në anije; gjykata vlerësoi se ajo përdorte pozicionin për të ushtruar presion dhe për të intimiduar kolegët. Dowsett akuzohet për prekje të papërshtatshme ndaj marinarëve meshkuj, përfshirë prekjen e pjesëve intime, dhe për veprime fizike pa pëlqimin e kolegeve femra. Dëshmitë treguan se shumë viktima kishin hezituar të raportonin ngjarjet për shkak të turpit dhe frikës nga reagimi i Dowsett, e cila u përshkrua si agresive dhe intimiduese.

Një prej viktimave femra tha se kishte kaluar net të shumta pa gjumë dhe përshkroi Dowsett si “një person jashtëzakonisht kërcënues. Ajo bërtiste dhe u bërtiste njerëzve. Kishte akses të pakufizuar tek unë dhe sinqerisht besoja se mund të më sulmonte fizikisht”. Një nga viktimat meshkuj, i sulmuar në repartin mjekësor dhe në një hangar të anijes, deklaroi: “Jam i turpëruar dhe i zemëruar me të. Dua që ajo të kuptojë peshën e veprimeve të saj dhe ndikimin që ato kanë pasur te viktimat”.

Gjyqtari John Atwill kritizoi ashpër Dowsett, duke thënë se ajo i shqetësoi, frikësoi dhe tronditi viktimat dhe se nuk tregoi konsideratë për ndikimin e sjelljes së saj. Ai vuri në dukje se veprimet e saj dëmtojnë besimin dhe kohezionin thelbësor të shërbimit dhe se “nuk ka vend për një sjellje të tillë në shërbimin e Madhërisë së Tij”. Gjatë paraqitjes në gjykatë Dowsett mbanin në duar një lodër prej pelushi të personazheve Lilo dhe Stitch.

Avokati i saj, Michael Green, argumentoi se klientja së fundmi ishte diagnostikuar me autizëm, gjë që mund të ndikonte në ndërveprimet shoqërore dhe përshtatjen me mjediset institucionale, por gjykata vlerësoi se kjo nuk justifikonte veprimet e saj. Vendimi përfundimtar ishte 18 muaj heqje lirie në një qendër paraburgimi ushtarak.

Previous Post

Shtëpia e Bardhë publikon dokumente të reja dhe akuzon FBI-në: Hetimi u hap pa baza

Next Post

Temperaturat e larta dhe rreziku nga zjarret, prefekti Shkëlqim Hajdari: Kemi marrë masa parandaluese, puna nisi në mars

Next Post
Temperaturat e larta dhe rreziku nga zjarret, prefekti Shkëlqim Hajdari: Kemi marrë masa parandaluese, puna nisi në mars

Temperaturat e larta dhe rreziku nga zjarret, prefekti Shkëlqim Hajdari: Kemi marrë masa parandaluese, puna nisi në mars

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al