Wednesday, August 5, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Zjarret masive në Greqi: dhomat e zhveshjes të stadiumit shërbejnë si strehim për mbi 100 kafshë të shpëtuara

timoni.al by timoni.al
August 4, 2026
in KRYESORE
0
Zjarret masive në Greqi: dhomat e zhveshjes të stadiumit shërbejnë si strehim për mbi 100 kafshë të shpëtuara
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mbi 100 kafshë të shpëtuara nga zjarri shkatërrues në Atikën, në Greqi janë strehuar në një qendër të përkohshme të ngritur në dhomat e zhveshjes së stadiumit të futbollit në Vilia, falë bashkëpunimit mes autoriteteve lokale dhe dhjetëra vullnetarëve. Nisma u realizua nga Bashkia, organizata Dogs’ Voice, shoqata lokale për mbrojtjen e kafshëve “Adespotes Psyches” dhe dashamirës të kafshëve nga zona.

Që në ditët e para, banorët dhuruan ushqime dhe medikamente, ndërsa shumë vullnetarë u angazhuan për kujdesin e përditshëm të kafshëve, duke përfshirë shëtitjen e qenve. Macet e shpëtuara janë transferuar gradualisht në Megara. Nënkryetari i Bashkisë, përgjegjës për mbrojtjen e kafshëve, Dimitris Pagonis, tha se në strehën e përkohshme janë grumbulluar rreth 100 qen dhe mace, si edhe 30–40 kafshë blegtorale, të cilat po mbahen në stalla derisa të merren nga pronarët e tyre.

Pagonis vlerësoi kontributin e vullnetarëve dhe njoftoi se një pjesë e kafshëve tashmë janë ribashkuar me pronarët e tyre, ndërsa disa kafshë endacake janë adoptuar. Për kafshët që kanë mbetur në strehë, autoritetet po punojnë për t’i rikthyer gradualisht në zonat ku jetonin, duke u siguruar që ato të kthehen në një mjedis të sigurt dhe te personat që kujdeseshin më parë për to. Duke iu referuar rasteve të kafshëve që u gjetën vetëm në zonat e evakuara, Pagonis kërkoi të mos nxirren përfundime të nxituara për braktisjen e tyre, duke shpjeguar se në fatkeqësi disa njerëz mund të mos kenë mundur të kthehen në shtëpitë e tyre.

Ai njoftoi gjithashtu se kafshët e lënduara kanë marrë kujdes të përditshëm veterinar në klinikën e bashkisë, me mbështetjen e veterinerëve të organizatës Dogs’ Voice. Sipas Pagonis, shumica e lëndimeve kanë qenë të lehta, kryesisht djegie në putra, dhe kafshët pritet të rikuperohen plotësisht brenda një kohe të shkurtër.

Previous Post

Negociatat për formimin e institucioneve: Kurti del pas tri orësh nga takimi me Abdixhikun, ende pa marrëveshje politike

Next Post

Piloti grek vdiq tragjikisht në krye të detyrës duke luftuar zjarret në Greqi; familja kërkon zbardhjen, ishte profesionist

Next Post
Piloti grek vdiq tragjikisht në krye të detyrës duke luftuar zjarret në Greqi; familja kërkon zbardhjen, ishte profesionist

Piloti grek vdiq tragjikisht në krye të detyrës duke luftuar zjarret në Greqi; familja kërkon zbardhjen, ishte profesionist

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al