Tuesday, August 4, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Wenger bashkohet me kritikët e Infantinos: Vendimi për anulimin ishte i padiskutueshëm

timoni.al by timoni.al
August 4, 2026
in AKTUALITET
0
Wenger bashkohet me kritikët e Infantinos: Vendimi për anulimin ishte i padiskutueshëm
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtori i Zhvillimit Global të Futbollit në FIFA, Arsène Wenger, sqaroi se nuk kishte qenë i përfshirë në projektin e quajtur FIFA Forward Enterprise (FFE) dhe se për të kishte mësuar vetëm përmes raportimeve në media. “Nuk kam qenë i përfshirë në këtë plan strategjik dhe për herë të parë mora dijeni për të nga mediat”, deklaroi ai, duke shtuar se vendimi për tërheqjen e projektit ishte i domosdoshëm dhe i padiskutueshëm, pasi beson te një FIFA e pavarur që shërben futbollit me përkushtim, transparencë dhe integritet. Wenger theksoi se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, ndryshe nga këshilltari i lartë Carlos Cordeiro, dhe rikujtoi se detyrat e tij në FIFA përfshijnë analizën e të dhënave, zhvillimin e akademive të të rinjve, programet e trajnimit online dhe rolin si këshilltar teknik i IFAB.

Deklarata e Wenger shfaqet ndërsa presioni ndaj presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, është rritur. Plani për krijimin e FIFA Forward Enterprise dhe shitjen e 20% të aksioneve te fondet private të investimeve hasi në kundërshtimin e fuqishëm të tre konfederatave kontinentale; UEFA paralajmëroi se mund të bojkotonte Kupën e Botës dhe kompeticionet e tjera të FIFA-s nëse projekti do të vazhdonte. Njëkohësisht, Federata Angleze e Futbollit pritet t’i konfirmojë FIFA-s tërheqjen e mbështetjes për Infantinon, ndërsa Federata e Uellsit ka njoftuar tashmë vendimin e saj. UEFA, edhe pse mirëpriti anulimin e projektit, deklaroi se ka humbur besimin te drejtimi i Infantinos.

Klubet evropiane shprehën shqetësime se projekti mund të kishte ndikuar në marrëveshjet ekzistuese për të drejtat tregtare të kompeticioneve, sidomos për Kupën e Botëve për Klube; aktualisht FIFA nuk ka marrëveshje me organizatën e klubeve evropiane për edicionin e vitit 2029. Kontroversat u shtuan më tej pas deklaratës së drejtorit operativ të FIFA-s, Kevin Lamour, i cili tha se stafi i qeverisë botërore të futbollit ishte “mashtruar” nga presidenti Infantino lidhur me këtë projekt. Top Channel.

Previous Post

Kriza në FIFA: numri dy i organizatës Mattias Grafström distancohet nga Gianni Infantino

Next Post

Temperatura deri në 37 gradë, Instituti i Gjeoshkencave: Nesër shumë qarqe rrezikohen nga zjarret

Next Post
Temperatura deri në 37 gradë, Instituti i Gjeoshkencave: Nesër shumë qarqe rrezikohen nga zjarret

Temperatura deri në 37 gradë, Instituti i Gjeoshkencave: Nesër shumë qarqe rrezikohen nga zjarret

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al