Tuesday, August 4, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Me pistoleta dhe silenciator në pritë, policia ndalon një vrasje të mundshme në Sarandë; të arrestuarit ishin pozicionuar.

timoni.al by timoni.al
August 4, 2026
in AKTUALITET
0
Me pistoleta dhe silenciator në pritë, policia ndalon një vrasje të mundshme në Sarandë; disa arrestime
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pesë të rinj, dy nga Tirana dhe tre nga Kavaja, janë arrestuar në fshatin Gjashtë të Sarandës me dy pistoleta, municion dhe një silenciator, njoftojnë autoritetet. Operacioni i policisë u kodua “Silenciatori”, ndërsa blutë thonë se grupi dyshohet se po përgatitej për të kryer një atentat.

Dy të arrestuarit kryesorë janë Sidorel Moriseni, 32 vjeç, banues në Tiranë, dhe Alfred Kaja, 26 vjeç, banues në Kavajë, të dy me precedentë penalë. Policia raporton se ata u kapën në flagrancë pranë një lokali, teksa po nxirrnin nga automjeti dy armët e zjarrit, fishekët dhe silenciatorin. Hetimet paraprake tregojnë se grupi kishte zënë pritë në një zonë pa ndriçim, duke pritur momentin e përshtatshëm për të kryer një vrasje.

Tre personat e tjerë, të cilët dyshohet se ishin shoqërues të dy të arrestuarve, u kapën në një automjet të dytë. Ata janë Vitrin Hoxha, 20 vjeç, banues në Kavajë, Vonis Poka, 31 vjeç, banues në Tiranë, dhe Franko Bobja, 21 vjeç, banues në Kavajë.

Burime nga hetimi bëjnë me dije se të arrestuarit u kapën në një rrugicë pranë banesës së biznesmenit Rexhep Ismaili, i cili u vra më 7 maj në lokalin e tij në Qafë Gjashtë. Vrasja e 66-vjeçarit tronditi Sarandën. Ismaili, i cili ishte edhe kryetar i Shoqatës “Çamëria”, u ekzekutua me një plumb në kokë gjatë një përplasjeje me armë në lokalin e tij. Nga hetimet rezultoi se ai nuk ishte objektivi i sulmit, por u vra pasi ndërhyri për të mbrojtur Viktor Rucin, një person me precedentë penalë.

Hetuesit po verifikojnë nëse prania e grupit në zonë lidhet me ngjarjen e 7 majit apo ka qenë rastësi. Deri më tani, asnjë prej të arrestuarve nuk ka dhënë deklarime për objektivin e dyshuar.

Previous Post

Si Nolan solli Odisenë në ekran, pse zgjodhi Matt Damon dhe sfida e filmit më ambicioz të karrierës

Next Post

Zelensky akuzon Rusinë për sulme ndaj civilëve: Dronët përdoren për safari njerëzor në Ukrainë

Next Post
Sugjerova takim me Rusinë në SHBA, Putin refuzoi; Zelensky: Nëse djegin edhe këtë mundësi, do nevojitet presioni

Zelensky akuzon Rusinë për sulme ndaj civilëve: Dronët përdoren për safari njerëzor në Ukrainë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al