Monday, August 3, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

UEFA nuk ka mbaruar me Infantinon, kërcënon presidentin e FIFA-s se do e padisë për shitjen e Botërorit

timoni.al by timoni.al
August 2, 2026
in Lajmi Fundit
0
UEFA nuk ka mbaruar me Infantinon, kërcënon presidentin e FIFA-s se do e padisë për shitjen e Botërorit
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Përplasja mes UEFA-s dhe FIFA-s është thelluar pasi UEFA po shqyrton mundësinë e ndërmarrjes së veprimeve ligjore ndaj FIFA-s dhe presidentit të saj, Gianni Infantino. Sipas raporteve britanike, UEFA i ka dërguar Infantinos një letër zyrtare ku njofton se po vlerëson ngritjen e një padie, arbitrazhi ose ankese rregullatore lidhur me planin tashmë të braktisur për shitjen e një pjese të të drejtave tregtare të Kupës së Botës tek investitorë privatë.

Plani i propozuar nga Infantino parashikonte shitjen e aksioneve të turneut përmes një strukture të re financiare dhe shkaktoi reagime të forta në botën e futbollit. Për shkak të presionit nga UEFA, konfederatat e tjera dhe sponsorët, FIFA më pas u tërhoq nga projekti. Megjithatë, UEFA kërkon që FIFA dhe Infantino të ruajnë të gjitha dokumentet dhe të dhënat elektronike lidhur me projektin dhe paralajmëron se shkatërrimi ose fshirja e provave mund të sjellë pasoja ligjore.

Në dokument thuhet se UEFA “po shqyrton në mënyrë aktive ndërmarrjen e veprimeve ligjore, arbitrazhit dhe ankesave rregullatore” në lidhje me këtë plan. Përveç FIFA-s dhe Infantinos, në procedurat e mundshme ligjore mund të përfshihen edhe investitorë dhe institucione financiare që ishin pjesë e projektit, mes tyre emra të përmendur nga raportimet: miliarderi Joshua Kushner, Greg Maffei, JP Morgan dhe OpenEconomics. UEFA u ka kërkuar gjithashtu këtyre palëve të mos fshijnë apo shkatërrojnë asnjë material që lidhet me projektin e dështuar.

Marrëdhëniet mes presidentit të UEFA-s, Aleksander Čeferin, dhe Infantos kanë qenë të tensionuara prej kohësh, dhe kjo çështje ka thelluar konfliktin midis dy institucioneve. Raportimet shtojnë se UEFA kishte paralajmëruar se federatat e saj mund të bojkotonin Kupën e Botës nëse projekti do të miratohej. Edhe pse FIFA ka hequr dorë nga plani, UEFA nuk e ka përjashtuar mundësinë e ndjekjes së rrugës ligjore dhe i ka dhënë Infantinos pesë ditë pune për të konfirmuar se do të ruajë të gjitha provat dhe dokumentet që lidhen me çështjen.

Previous Post

Furgoni i kampingut përplaset ‘kokë më kokë’ me autobus në Itali, gjashtë të vdekur e 27 të plagosur

Next Post

Marash Kumbulla mbetet në Spanjë, mbrojtësi i Kombëtares pranë huazimit te…

Next Post
Marash Kumbulla mbetet në Spanjë, mbrojtësi i Kombëtares pranë huazimit te…

Marash Kumbulla mbetet në Spanjë, mbrojtësi i Kombëtares pranë huazimit te…

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al