Sunday, August 2, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Nga arrestimi në Francë deri te ekstradimi në Shqipëri: Mediat franceze, procedura për Ermal Beqirajn kërkon disa javë

timoni.al by timoni.al
August 2, 2026
in AKTUALITET
0
Nga arrestimi në Francë deri te ekstradimi në Shqipëri: Mediat franceze, procedura për Ermal Beqirajn kërkon disa javë
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Rasti i biznesmenit shqiptar Ermal Beqiraj ka marrë vëmendje në mediat franceze pas arrestimit të tij në Francë për fluturimin me avion të lehtë mbi centralin bërthamor Penly në Normandi. Shqipëria ka kërkuar ekstradimin e tij, ndërsa ai ndodhet në paraburgim në pritje të procedurave.

Sipas raportimeve franceze, Beqiraj u arrestua në aeroportin Albert, në veri të Francës, pas fluturimit mbi centralin bërthamor Penly, një nga zonat e përzgjedhura nga qeveria franceze për ndërtimin e reaktorëve të rinj bërthamorë EPR2. Për këtë ngjarje, biznesmeni shqiptar u gjykua në procedurë të përshpejtuar nga gjykata në Amiens dhe u dënua me 7 mijë euro gjobë. Më pas ai u vendos në paraburgim, pasi autoritetet shqiptare kishin kërkuar ekstradimin e tij.

Mediat franceze i referohen edhe hetimit të SPAK në Shqipëri, ku Beqiraj dyshohet për përfshirje në një skandal korrupsioni të lidhur me tendera me vlerë miliona euro. Sipas autoriteteve shqiptare, ndaj tij është lëshuar urdhër arresti për mashtrim të organizuar. Hetimet kanë zbuluar gjithashtu pasuri që dyshohet se kanë origjinë kriminale.

Sipas SPAK, pasuritë e identifikuara përfshijnë llogari bankare me vlerë mbi 2 milionë euro, dy apartamente, një avion turistik, automjete dhe një pronë luksoze në departamentin e Oise, e vlerësuar rreth 2.6 milionë euro. Autoritetet franceze, në bashkëpunim me ato shqiptare, kanë nisur procedurat për sekuestrimin e pasurive të identifikuara.

Prokuroria franceze njofton se procesi i ekstradimit të Ermal Beqirajt drejt Shqipërisë mund të zgjasë disa javë. Beqiraj mbetet në paraburgim ndërsa vazhdojnë procedurat gjyqësore dhe bashkëpunimi ndërmjet autoriteteve franceze dhe shqiptare për hetimin dhe sekuestron e pasurive.

Previous Post

Zjarr në malin e Vinës në Gramsh, zjarrfikësit mbërritën pas 2 orësh për shkak të terrenit të vështirë

Next Post

Zjarrfikësit në terren në Cërrik përballen me temperatura ekstreme, lagin rrugët dhe monitorojnë zonat me rrezik zjarri

Next Post
Zjarrfikësit në terren në Cërrik përballen me temperatura ekstreme, lagin rrugët dhe monitorojnë zonat me rrezik zjarri

Zjarrfikësit në terren në Cërrik përballen me temperatura ekstreme, lagin rrugët dhe monitorojnë zonat me rrezik zjarri

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al