Departamenti Amerikan i Shtetit paralajmëroi qytetarët amerikanë në Lindjen e Mesme të marrin në konsideratë largimin nga rajoni ose të jenë të gatshëm për evakuim me njoftim të shkurtër. Paralajmërimi, i shpërndarë përmes ambasadave amerikane në Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrein, Irak, Izrael, Jordani, Kuvajt, Liban, Oman, Katar dhe Arabinë Saudite, nënvizonte rreziqet e shtuar të sigurisë në kushtet e rritjes së tensioneve me Iranin. Autoritetet paralajmëruan gjithashtu për ndërprerje të mundshme të fluturimeve dhe mbyllje të hapësirave ajrore.
Ky paralajmërim erdhi vetëm 24 orë para se Presidenti Donald Trump të njoftonte anulimin e sulmeve të planifikuara ndaj Iranit. Ndryshe nga një njoftim i ngjashëm i publikuar në fillim të muajit, ky sygjeroi që qytetarët të përgatiteshin konkretisht për largim dhe të rishqyrtonin udhëtimet e planifikuara, duke pasqyruar shqetësimin e Uashingtonit për një përshkallëzim të mundshëm të konfliktit në rajon.
Një ditë pas shpërndarjes së paralajmërimit, Presidenti Trump deklaroi se kishte vendosur të anulonte sulmet e planifikuara ndaj Iranit, duke vendosur si kusht arritjen e shpejtë të një marrëveshjeje diplomatike. Paralajmërimi i Departamentit të Shtetit dhe vendimi i mëvonshëm i Presidentit theksuan pasigurinë e situatës dhe nevojën që qytetarët amerikanë në rajon të vlerësonin rreziqet dhe të jenë të përgatitur për veprime të menjëhershme në rast të përshkallëzimit të ngjarjeve.

