Lezhë — Informacion paraprak njofton se rreth orës 18:00, në afërsi të Urës së Milotit, dyshohet se një shtetas i identifikuar me inicialet Gj. Gj., i cili po lëvizte me një automjet tip “Audi”, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tjetër, gjithashtu tip “Audi”, që po hynte në lëvizje dhe që drejtohej nga shtetasi M. J., 30 vjeç, banues në Rubik. Nga verifikimet e kryera deri tani rezulton se nuk ka persona të dëmtuar. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar dhe vijojnë veprimet për kapjen e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet hetimore të nevojshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për dokumentimin e plotë ligjor të saj. Informacioni cilësohet si paraprak dhe organet policore dhe prokuroria po vijojnë procedurat e përbashkëta hetimore në vendin e ngjarjes. (Top Channel)

