Saturday, August 1, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Orteku i fuqishëm i merr jetën 10 personave, mes tyre alpinisti rekordmen Nirmal Purja

timoni.al by timoni.al
August 1, 2026
in KRYESORE
0
Orteku i fuqishëm i merr jetën 10 personave, mes tyre alpinisti rekordmen Nirmal Purja
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Alpinisti i njohur nepalez Nirmal Purja ka humbur jetën në një ortek në malin Broad Peak në Pakistan. Orteku goditi ekipin më 30 korrik, ndërsa alpinistët po ngjiteshin nga Kampi 2 drejt Kampit 3, në një lartësi rreth 6,600 metra. Bashkë me të humbën jetën edhe nëntë anëtarë të tjerë të ekspeditës, në një nga tragjeditë më të rënda të alpinizmit modern.

Operacionet e kërkim-shpëtimit nisën një ditë më pas, por kushtet e vështira atmosferike penguan ndërhyrjen e menjëhershme. Fillimisht u gjetën trupat e Pur Bahadur Gurung nga Nepali, Nadhira Al Harthy — gruaja e parë nga Omani që kishte ngjitur Everestin — si dhe alpinistes amerikane Sarah Mallory. Më pas, pas rifillimit të kërkimeve, u konfirmua edhe vdekja e Nirmal Purjas dhe shtatë alpinistëve të tjerë të zhdukur.

Lajmi u konfirmua nga agjencia Elite Exped, e drejtuar nga vetë Purja, e cila në një reagim publik e cilësoi atë si “një nga alpinistët më të mëdhenj në histori” dhe një udhëheqës që frymëzoi miliona njerëz me guximin dhe vendosmërinë e tij. Vdekja e Purjas dhe e nëntë anëtarëve të ekspeditës konsiderohet një nga fatkeqësitë më të mëdha në historinë e ngjitjeve në majat tetëmijëshe, duke iu shtuar tragjedive të njohura në Everest, K2, Manaslu dhe Nanga Parbat.

Purja kishte mbërritur në Pakistan për të ngjitur Gasherbrum II, por më pas vendosi të tentonte edhe Broad Peak, me synimin për t’u bërë personi i parë që ngjit dy herë të 14 majat mbi 8 mijë metra pa përdorur oksigjen shtesë. Vetëm pak ditë para tragjedisë, ai kishte shkruar në rrjetet sociale: “Nuk e marr asnjë mal si të mirëqenë. Nga momenti që largohem nga kampi bazë, jam 100% i përqendruar.”

Nirmal Purja u bë i famshëm në vitin 2019 me projektin “Project Possible”, kur ngjiti të 14 majat më të larta të botës në vetëm 190 ditë, një rekord që u pasqyrua edhe në dokumentarin e Netflix “14 Peaks: Nothing Is Impossible”. Ish-ushtari i forcave speciale britanike konsiderohej një nga figurat më të mëdha të alpinizmit bashkëkohor.

Previous Post

Sanchez kërkon mbledhje urgjente të ministrave të BE-së për një përgjigje të përbashkët ndaj krizës migratore në Spanjë

Next Post

Mjaft më! CONCACAF kërkon llogari nga Infantino; FIFA në krizë të thellë

Next Post
Mjaft më! CONCACAF kërkon llogari nga Infantino; FIFA në krizë të thellë

Mjaft më! CONCACAF kërkon llogari nga Infantino; FIFA në krizë të thellë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al