Saturday, August 1, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Armand Duka: Pas tërheqjes së FIFA-s, uniteti i UEFA-s bëri diferencën

timoni.al by timoni.al
August 1, 2026
in KRYESORE
0
Armand Duka: Pas tërheqjes së FIFA-s, uniteti i UEFA-s bëri diferencën
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe zëvendëspresident i UEFA-s, Armand Duka, reagoi pas vendimit të FIFA-s për t’u tërhequr nga plani për shitjen e një pjese të të drejtave të saj te investitorë privatë. Ai mirëpriti tërheqjen si një hap pozitiv, por vuri në dukje se procesi ka ngritur pikëpyetje serioze mbi mënyrën e qeverisjes së futbollit në nivel ndërkombëtar.

“E mirëpres vendimin e fundit të FIFA-s për t’u tërhequr nga plani për shitjen e një pjese të të drejtave të FIFA-s te investitorë privatë. Megjithatë, zhvillimet që shoqëruan këtë proces kanë ngritur në mënyrë të pashmangshme pikëpyetje serioze mbi integritetin, transparencën, llogaridhënien dhe qeverisjen e futbollit, çështje që do të duhet patjetër të adresohen”, shkruan Duka. Ai thekson se këto shqetësime lidheshin drejtpërdrejt me integritetin dhe transparencën në vendimmarrje dhe me nevojën për llogaridhënie institucionale.

Duka nënvizon se vendimet që prekin të ardhmen e futbollit duhet të bazohen në standardet më të larta të transparencës, qeverisjes së mirë dhe përgjegjshmërisë institucionale, duke i cilësuar këto parime themelore për mbrojtjen e integritetit të lojës. Ai shpreh gjithashtu mbështetjen e plotë për qëndrimin e UEFA-s dhe angazhimin për të punuar së bashku me drejtuesit e federatave të tjera evropiane me qëllim që të përcaktohen dhe zbatohet masa që parandalojnë përsëritjen e rasteve të ngjashme.

“Mbështes plotësisht qëndrimin e UEFA-s. Së bashku me UEFA-n dhe kolegët e mi, presidentët e federatave kombëtare, do të punoj ngushtë për të siguruar që mësimet e nxjerra nga kjo situatë të përkthehen në hapa konkretë dhe të vendosen mekanizmat e nevojshëm për të parandaluar përsëritjen e rasteve të ngjashme në të ardhmen”, thekson Duka në deklaratë.

Në përfundim, ai vlerëson unitetin e federatave evropiane si faktor kyç që ndikoi në vendimin e FIFA-s për të tërhequr planin. “Edhe një herë u dëshmua se uniteti është vlera jonë më e madhe. UEFA tregoi sërish se, kur të gjithë aktorët e futbollit flasin me një zë të vetëm dhe qëndrojnë të bashkuar, gjithmonë mund të gjendet rruga e duhur”, përfundon deklarata e Armand Dukës.

Previous Post

UEFA i kërkon Infantinos dorëheqjen, Evropa gati për votim mosbesimi

Next Post

Protestat në Belsh e Selenicë për hartën territoriale sjellin reagimet e para nga deputetët dhe kryebashkiakët

Next Post
Protestat në Belsh e Selenicë për hartën territoriale sjellin reagimet e para nga deputetët dhe kryebashkiakët

Protestat në Belsh e Selenicë për hartën territoriale sjellin reagimet e para nga deputetët dhe kryebashkiakët

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al