Saturday, August 1, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Lëvizje e papritur në merkato: portieri Vozinha drejt transferimit të një klub tjetër, megjithë prezantimin në Kili

timoni.al by timoni.al
August 1, 2026
in AKTUALITET
0
Lëvizje e papritur në merkato: portieri Vozinha drejt transferimit të një klub tjetër, megjithë prezantimin në Kili
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Portieri 40-vjeçar i kombëtares së Kepit të Gjelbër, Vozinha, mund të përjetojë një kthesë të papritur në karrierë, pavarësisht se klubi kilian Colo-Colo kishte njoftuar më herët transferimin e tij. Pas paraqitjeve të spikatura në Kupën e Botës, ku u bë një nga emrat më të përfolur të verës, Vozinha udhëhoqi reprezentacionin e tij drejt një fushate historike. Ai shkëlqeu me pritjet ndaj skuadrave si Spanja, Uruguai dhe Arabia Saudite, ndërsa Kepi i Gjelbër arriti në fazën e play-off-it, ku u eliminua në kohën shtesë pas një humbjeje 3-2 ndaj Argjentinës.

Përformanca e tij në Botëror i siguroi vendin në formacionin e më të mirëve të turneut, përkrah yjeve si Lionel Messi, Jude Bellingham dhe Kylian Mbappe. Pas largimit nga Chaves në qershor, Colo-Colo iu afrua si lojtar i lirë dhe kishte shpallur zyrtarisht afrimin e tij. Megjithatë, marrëveshja duket tani e pasigurt.

Sipas gazetarit Raphael Bozeo, skuadra marokene Berkane po përpiqet të ndërhyjë dhe të sigurojë shërbimet e portierit veteran. Raportimet thonë se Berkane është pranë paraqitjes së një oferte zyrtare, ndërsa klubi maroken thuhet se ka arritur gjithashtu një marrëveshje me trajnerin e Kepit të Gjelbër, Bubista, për të marrë drejtimin e skuadrës.

Përveç kësaj, Vozinha ka shtyrë tri herë mbërritjen e tij në Kili, gjë që ka rritur pasigurinë rreth finalizimit të transferimit me Colo-Colo. Ai ishte pritur të mbërrinte fillimisht të martën, më pas u shty për të mërkurën dhe më pas për të enjten, por portieri nuk u paraqit në asnjë nga datat e caktuara.

Lajmet mbi interesin e Berkane dhe shtyrjet e mbërritjes së Vozinhas krijojnë paqartësi për të ardhmen e transferimit që Colo-Colo kishte bërë publike. Ende nuk ka konfirmim zyrtar për ndryshimin e destinacionit të portierit nga asnjë nga palët e përfshira. Top Channel.

Previous Post

Shqipëria miraton për herë të parë Planin Kombëtar për Eliminimin e Hepatiteve Virale

Next Post

Pamja e Ariana Grandes në klipin e ri shqetëson fansat, këngëtarja përballet me komente për peshën e saj

Next Post
Pamja e Ariana Grandes në klipin e ri shqetëson fansat, këngëtarja përballet me komente për peshën e saj

Pamja e Ariana Grandes në klipin e ri shqetëson fansat, këngëtarja përballet me komente për peshën e saj

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al