Friday, July 31, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Mjeku vendosi dy implante në kockë që nuk i mbante; pagova 1.200 euro, nuk mora trajtim e paratë

timoni.al by timoni.al
July 30, 2026
in Lajmi Fundit
0
Mjeku vendosi dy implante në kockë që nuk i mbante; pagova 1.200 euro, nuk mora trajtim e paratë
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një qytetare denoncoi në emisionin Fiks Fare një stomatolog, duke pretenduar se i vendosi dy implante dentare në një kockë që nuk ishte e përshtatshme për t’i mbajtur. Ajo thotë se ndërhyrja rezultoi e pasuksesshme dhe se prej tetë vitesh nuk ka marrë as zgjidhje, as rimbursim të shumës së paguar.

Lindita Laçi rrëfen se në vitin 2018 iu drejtua klinikës së stomatologut Skerdi Sulaj për vendosjen e një proteze dentare. Mësohet se mjeku i sugjeroi vendosjen e dy implanteve dhe i garantoi se pas gjashtë muajsh do të vendoseshin dhëmbët. Kur u rikthye, i kërkuan të priste edhe gjashtë muaj të tjerë, ndërsa më pas sipas saj mjeku nuk e pranoi më në klinikë dhe trajtimi mbeti i papërfunduar. Qytetarja pretendon se implantet ishin jofunksionale, pasi nuk ishte kryer një ekzaminim i plotë për të vlerësuar nëse kocka mund t’i mbante ato.

Për rastin u njoftua Urdhri i Stomatologut, i cili mori masë disiplinore ndaj mjekut: i dha “vërejtje me paralajmërim” dhe e detyroi të kryente studime plotësuese barasvlershme me 20 kredite. Megjithatë, Laçi thotë se mjeku nuk i ka kthyer shumën prej 1 200 eurosh që ajo pagoi për ndërhyrjen. Ajo ka çuar çështjen edhe në gjykatë, por sipas saj prej pesë vitesh ende nuk është marrë një vendim.

Gazetarët e Fiks Fare tentuan disa herë të marrin reagim nga stomatologu. Vizita e parë në klinikë rezultoi pa sukses, pasi u tha se mjeku nuk ndodhej aty. Të nesërmen, pas një telefonate nga klinika, gazetarët u pritën nga bashkëshortja e stomatologut, e cila kërkoi që biseda të zhvillohej pa kamera; pas refuzimit të gazetarëve ajo telefonoi avokaten dhe kërkoi largimin e tyre nga ambientet e klinikës, pa dhënë informacion se kur mund të takohej mjeku. Tentativa e tretë për ta takuar rezultoi gjithashtu e pasuksesshme, pasi recepsionistes i ishte kërkuar të mos lejonte hyrjen e gazetarëve.

Redaksia i dërgoi një e-mail stomatologut, duke i kërkuar shpjegime mbi pretendimet e pacientes, funksionalitetin e implanteve, ekzaminimet e kryera para ndërhyrjes dhe zbatimin e masës së vendosur nga Urdhri i Stomatologut. Deri në transmetimin e kronikës, ai nuk ka kthyer përgjigje.

Previous Post

VIDEO/ Rama u shkriu bashkinë/ Revoltë e madhe në Poliçan, qindra socialistë djegin teserat, kryetari i PS jep dorëheqjen

Next Post

U emërua në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit, reagon ish-sekretarja PD Jola Hysaj zbulon bisedën me Ramën

Next Post
U emërua në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit, reagon ish-sekretarja PD Jola Hysaj zbulon bisedën me Ramën

U emërua në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit, reagon ish-sekretarja PD Jola Hysaj zbulon bisedën me Ramën

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al