Thursday, July 30, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Ilir Shtufi, arrestuar në Greqi me urdhër të SPAK, vijon të refuzojë ekstradimin; Gjykata e Selanikut merr vendimin

timoni.al by timoni.al
July 30, 2026
in Lajmi Fundit
0
Biznesmeni Ilir Shtufi, i arrestuar në Greqi me urdhër të SPAK, refuzon ekstradimin drejt Shqipërisë
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Biznesmeni shqiptar Ilir Shtufi, 53 vjeç, i arrestuar në Greqi mbi bazën e një urdhër-arresti të lëshuar nga SPAK, ka refuzuar ekstradimin drejt Shqipërisë, por Gjykata e Apelit e Selanikut ka vendosur për ekzekutimin e kërkesës së ekstradimit. Shtufi i mohoi gjatë seancës dëgjimore akuzat që rëndojnë ndaj tij dhe kundërshtoi ekstradimin, duke pretenduar se po persekutohej politikisht për shkak të aktiviteteve të tij në biznes. Ai gjithashtu shprehu shqetësime për sigurinë e tij dhe vuri në dyshim paanshmërinë e sistemit të drejtësisë në Shqipëri, sipas mediave greke.

Emri i Shtufit është pjesë e rreth 20 biznesmenëve të shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) në kuadër të një dosjeje të gjerë hetimore që përfshin dyshime për përfshirje në rrjete kriminale dhe pastrim të të ardhurave të përfituara nga aktivitet i paligjshëm. Autoritetet greke ndaluan Shtufin pas një operacioni ndërkombëtar të lidhur me hetime për pastrim parash dhe trafik droge.

Ai u gjet dhe u arrestua në qershor në një hotel në Selanik nga oficerë të Nëndrejtorit të Krimit të Organizuar të Greqisë Veriore, bazuar në informacione të dhëna nga INTERPOL-i. Pas arrestimit, autoritetet shqiptare nisën procedurat për ekstradimin dhe pala greke po shqyrton kërkesën në përputhje me legjislacionin Kombëtar dhe marrëveshjet ndërkombëtare të bashkëpunimit juridik.

Hetimet që përfshijnë Shtufin vazhdojnë, ndërsa autoritetet shqiptare dhe greke janë në koordinim për hapat e mëtejshëm ligjorë. Dosja e SPAK përfshin persona të dyshuar për përfshirje në rrjete kriminale dhe aktivitetet e dyshimta financiare, dhe autoritetet po vijojnë hetimet për sqarimin e përgjegjësive dhe procedimin e mundshëm të të përfshirëve. Vendimi i Gjykatës së Apelit së Selanikut për të ekzekutuar ekstradimin do të shënojë një fazë të re në procesin ligjor ndërmjet dy vendeve.

Previous Post

Plas te Lazio, Gattuso përplaset keq me Kenneth Taylor dhe e përzë nga stërvitja

Next Post

Merr flakë magazina në unazën e Shkozetit, raportohet për shpërthime; një pjesë e Durrësit pa energji elektrike

Next Post
Merr flakë magazina në unazën e Shkozetit, raportohet për shpërthime; një pjesë e Durrësit pa energji elektrike

Merr flakë magazina në unazën e Shkozetit, raportohet për shpërthime; një pjesë e Durrësit pa energji elektrike

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al