Thursday, July 30, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

GJKKO dënon ish-oficerin Igli Haxhiaj me 2 vite 8 muaj burg për zbulim të sekretit hetimor dhe korrupsion

timoni.al by timoni.al
July 30, 2026
in Lajmi Fundit
0
"Një mik i ri 20 ‘bukë’ në Holandë” / Çfarë ndodhte me trafikimin e drogës nga Amerika Latine e Shqipëria në drejtim të Italisë, kundërshtitë për marrëveshjet çuan në “përplasje” (Biseda)
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar ish-oficerin e Policisë Gjyqësore, Igli Haxhiaj, me 2 vite e 8 muaj burg, pas shpalljes fajtor për “Zbulimin e akteve ose të dhënave sekrete”, “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë” dhe “Shpërdorimit të detyrës”. Çështja u shqyrtua me procedurë të gjykimit të shkurtuar. Trupi gjykues, i përbërë nga gjyqtarët Atalanta Zeqiraj, Marinela Osmani dhe Besmir Stroka, vendosi fillimisht dënimin me 4 vite burg si rezultat i bashkimit të dënimeve për tre veprat penale; për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi u ul me një të tretën dhe u finalizua në 2 vite e 8 muaj.

Gjykata vendosi që dënimi të vuhet në burg të sigurisë së zakonshme dhe i hoqi Haxhiajt të drejtën për të ushtruar funksione publike për 5 vjet. Vuajtja e dënimit llogaritet nga data e ndalimit të tij, më 27 nëntor 2025.

Sipas hetimeve të SPAK, Haxhiaj, në cilësinë e oficerit të Policisë Gjyqësore në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, zbuloi informacione që përbënin sekret hetimor në kuadër të një procedimi për trafik ndërkombëtar droge, duke informuar një nga personat nën hetim se ishte objekt përgjimesh dhe vëzhgimesh. Prokuroria e Posaçme pretendoi se ai i ofroi këto informacione në këmbim të përfitimeve monetare, konkretisht shumën 15 mijë euro, siç rezulton nga komunikimet e zhvilluara në platformën e enkriptuar Sky ECC.

Hetimet treguan gjithashtu se Haxhiaj kishte zhvilluar komunikime në Sky ECC lidhur me tregtimin e lëndëve narkotike, por nuk kishte kryer detyrimet ligjore për t’i referuar dhe hetuar këto fakte, çka SPAK e konsideroi shpërdorim detyre. Procedimi penal ndaj tij ishte pjesë e një hetimi të përbashkët midis SPAK, Prokurorisë Antimafia të Breshias në Itali dhe Prokurorisë Federale të Zvicrës, hetim që çoi në zbulimin e një grupi të strukturuar kriminal të përfshirë në trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike nga Amerika e Jugut drejt Evropës.

Previous Post

Plas “bomba” në Europë: Çekia “tradhton” UEFA-n dhe mbështet planin 20 miliardësh të Infantinos

Next Post

Plas te Lazio, Gattuso përplaset keq me Kenneth Taylor dhe e përzë nga stërvitja

Next Post
Plas te Lazio, Gattuso përplaset keq me Kenneth Taylor dhe e përzë nga stërvitja

Plas te Lazio, Gattuso përplaset keq me Kenneth Taylor dhe e përzë nga stërvitja

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al