Wednesday, July 29, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Super Skandali / Credins Bank në dosjen Aruba. SPAK sekuestro në Tiranë dhe Prishtinë. Aksioneri në hetim

Editor by Editor
July 29, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Super Skandali / Credins Bank në dosjen Aruba. SPAK sekuestro në Tiranë dhe Prishtinë. Aksioneri në hetim
0
SHARES
26
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Përfshirja e bankave në dosjen Aruba është mekanizmi që të dyshuarit kanë përdorur për të pastruar para apo për të fshehur pasuri.

E teksa nuk mungon Fibank me fshehjen e pasurisë së një mjeti luksoz, gomone me vlerë 800 mijë euro të blerë për 400 mijë euro me leasing, shfletimi i dosjes me afro 1000 faqe zbulon një mekanizëm të kamufluar të përfshirjes së Credins Bank.

E njohur si banka lider në tregun shqiptar, rezulton jo më pak e as më shumë, por me përfshirjen e një prej aksionerëve të saj direkt në dosjen Aruba.

SPAK ka vënë nën hetim kompaninë ECS Eco Climate si pjesë e mekanizmit të pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë në dosjen Aruba.

Referuar të dhënave zyrtare mbi aksionerët e Credins Bank, pikërisht ECS Eco Climate është kompania e cila është aksionere e kësaj banke me afro 1% të aksioneve të Credins sh.a.

E teksa hetimet vijojnë, hetuesit e BKH kanë zbuluar se kjo nuk është e vetmja lidhje me dosjen Aruba dhe veprimet e dyshuara të paligjshme. Menaxheri i ECS Eco Climate është pika zyrtare e kontaktit për kompaninë Kryon 83 sh.p.k., kompani me seli në Kosovë, por e sekuestruar nga SPAK. Kjo kompani, në pronësi të Adrian Ramës, ushtron aktivitetin e ndërtimeve në Prishtinë, por pikë kontakti e Kryon 83 sh.p.k. është shtetasi E. Lushaj, njëherazi menaxher i ECS Eco Climate, aksionere e Credins Bank.

Kryon 83 dhe Kryon 83 sh.p.k. janë sekuestruar dhe të dyja dyshohet se janë biznese të përdorura për të qarkulluar para në mënyrë fiktive përmes aktivitetit ekonomik, por që BKH dhe SPAK dyshojnë se origjina e tyre është aktiviteti i narkotrafikut.

Por Kryon rezulton se lidhet direkt me Credins Bank nëpërmjet Ecs Eco Cilmate si aksioner kryesor, çka ngre dyshime se Credins Bank, nëpërmjet aksesit të aksionerit të saj në sistemin bankar dhe njohjeve me administratën, ka qarkulluar para të paligjshme në sistemin bankar. Teksa ligjërisht një person i dyshuar për grup kriminal, narkotrafik apo pastrim parash nuk mund të akreditohet apo licencohet nga Banka e Shqipërisë qoftë edhe si kapital për të qenë aksioner dhe pjesë e një banke. Kjo nuk e ka penguar aspak aksionerin e Credins Bank Ecs Eco Climate dhe vetë bankën të vijojnë aktivitetin, edhe pse janë në lupën e SPAK dhe agjencisë kundër drogës në SHBA, DEA, të cilat kanë hetuar grupin Aruba.

Në media ky pasqyrim i është fshehur publikut dhe zhdukur nga lajmet, pasi zyra e marketingut të Credins Bank ka arritur të kushtëzojë raportimin me kontrata reklame.

Mbetet të sqarojë Banka e Shqipërisë cila është arsyeja pse nuk ka ndërhyrë, kur SPAK dhe BKH, me vendim gjykate, kanë faktuar se si aksioneri i Credins është pjesë e kësaj skeme të shtrirë në kohë./Weblajm/

Ecs Eco Clima / Aksionet Credins Bank

Previous Post

Kryemadhi replikon me protestuesit jashtë SPAK: Të hetohen të gjithë politikanët 1990-2026 pa përjashtim

Next Post

Zjarret ekstreme prekin Evropën, ekspertët: Kontinenti po hyn në një realitet klimatik të ri

Next Post
Zjarret ekstreme prekin Evropën, ekspertët: Kontinenti po hyn në një realitet klimatik të ri

Zjarret ekstreme prekin Evropën, ekspertët: Kontinenti po hyn në një realitet klimatik të ri

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al