Tuesday, July 28, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Vazhdon beteja me flakët në Francë: të paktën 240 shtëpi të djegura, mbi 200 mijë evakuuar

timoni.al by timoni.al
July 28, 2026
in Lajmi Fundit
0
Vazhdon beteja me flakët në Francë: të paktën 240 shtëpi të djegura, mbi 200 mijë evakuuar
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Autoritetet franceze urdhëruan evakuimin e 4 mijë personave të tjerë nga rajoni i Bordeaux, teksa zjarri i madh pyjor në Girondë vazhdon të paraqesë një kërcënim serioz. Gjatë natës situata u stabilizua përkohësisht, por meteorologët paralajmërojnë rikthimin e temperaturave të larta dhe erërave të forta, që rrezikojnë përhapjen e flakëve. Evakuimet e fundit prekin kryesisht turistët në qytetin bregdetar Lacanau.

Zjarri shpërtheu më 22 korrik në veri të Arcachon; që nga atëherë janë evakuuar rreth 220 mijë persona nga 23 komunitete. Të paktën 240 banesa janë shkatërruar, ndërsa 93 zjarrfikës janë plagosur gjatë operacioneve të shuarjes. Autoritetet thonë se vatra kryesore është vënë nën kontroll, por nuk është izoluar plotësisht, prandaj kthimi i banorëve në zonat e evakuuara konsiderohet i pasigurt për momentin.

Me rreth 420 mijë hektarë të djegur, ky incident konsiderohet zjarri më i madh në Francë që prej vitit 1949. Vetëm gjatë vitit 2026, flakët kanë shkrumbuar rreth 920 mijë hektarë në të gjithë vendin, niveli më i lartë i sipërfaqes së djegur në dy dekadat e fundit sipas sistemit evropian të monitorimit të zjarreve. Presidenti Emmanuel Macron, gjatë vizitës në qendrën e operacioneve të emergjencës, paralajmëroi se javët në vijim do të jenë tepër të vështira dhe kërkoi angazhim maksimal për menaxhimin e situatës.

Ekspertët paralajmërojnë pasoja ekologjike afatgjata: përveç shkatërrimit të pyjeve dhe banesave, janë goditur rëndë habitatet natyrore dhe rrezikohet mbijetesën e shumë specieve të rralla të kafshëve dhe insekteve. Specialistët e mjedisit theksojnë se shumë amfibë, zvarranikë dhe gjitarë të vegjël nuk kanë mundur t’u shpëtojnë flakëve, ndërsa kafshët që kanë mbijetuar do të kenë vështirësi për të gjetur strehim dhe ushqim. Rikuperimi i plotë i zonave të djegura mund të zgjasë me vite, sipas tyre.

Autoritetet vazhdojnë të mbajnë në gatishmëri mijëra zjarrfikës dhe mjete ajrore, ndërsa frika mbetet se vala e të nxehtit mund të riaktivizojë vatrat e zjarrit në ditët e ardhshme.

Previous Post

Trump me kërcënime të reja ndaj Iranit: Mund të shkatërrojmë ura dhe termocentrale brenda pak orësh

Next Post

Artan Pogoni, ish-kampion volejbolli si lojtar e trajner dhe prej vitesh i angazhuar në politikë, ndërron jetë

Next Post
Artan Pogoni, ish-kampion volejbolli si lojtar e trajner dhe prej vitesh i angazhuar në politikë, ndërron jetë

Artan Pogoni, ish-kampion volejbolli si lojtar e trajner dhe prej vitesh i angazhuar në politikë, ndërron jetë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al