Tuesday, July 28, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Mbyllet çështja ndaj manjatit amerikan të mundjes, i akuzuar për trafikim dhe abuzim seksual

timoni.al by timoni.al
July 28, 2026
in KRYESORE
0
Mbyllet çështja ndaj manjatit amerikan të mundjes, i akuzuar për trafikim dhe abuzim seksual
0
SHARES
17
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Federale e Connecticut ka urdhëruar mbylljen e padisë civile që ish-punonjësja e WWE, Janel Grant, kishte ngritur kundër ish-drejtuesit të kompanisë, Vince McMahon, dhe vetë WWE-së. Grant kishte depozituar padinë në janar 2024, duke akuzuar McMahon për trafikim seksual dhe abuzim gjatë kohës kur ai ishte shef ekzekutiv i kompanisë. Sipas raportimeve të mediave amerikane PWInsider dhe Wrestlenomics, gjyqtarja Sarah F. Russell miratoi kërkesën e përbashkët të palëve për mbylljen e çështjes, pasi ato ranë dakord ta transferonin konfliktin në arbitrazh privat.

Padia u rrëzua “me paragjykim”, që do të thotë se Janel Grant nuk mund ta rihapë të njëjtën çështje në gjykatë më vonë. Vendimi i gjykatës u konsiderua kryesisht formal, pasi palët kishin rënë dakord që në mes të qershorit për ta zgjidhur mosmarrëveshjen jashtë procesit gjyqësor publik. Transferimi në arbitrazh nënkupton që shqyrtimi i pretendimeve dhe çdo zgjidhje eventuale do të zhvillohet jashtë gjykatave federale.

Problemet ligjore të Vince McMahon kishin nisur në 2022, pasi bordi drejtues i WWE nisi një hetim pas një raportimi të The Wall Street Journal që pretendonte se ai kishte paguar miliona dollarë në marrëveshje konfidenciale ndaj disa grave, përfshirë edhe Janel Grant, për të mos bërë publike marrëdhëniet me ta. Ky skandal çoi në tërheqjen fillestare të McMahon nga drejtimi i WWE-së; megjithatë ai u rikthye në bordin drejtues në janar 2023. Dorëheqja e tij përfundimtare erdhi në janar 2024, pak ditë pas ngritjes së padisë nga Grant, në kohën kur WWE po bashkohej me UFC për të krijuar TKO Group Holdings.

Mbyllja e kësaj padie nuk i jep fund problemeve ligjore për McMahon. Ai vazhdon të përballet me një proces tjetër në shtetin e Maryland-it, ku ish-punonjës të WWE-së e akuzojnë për abuzim seksual; në atë çështje janë përfshirë edhe bashkëshortja e tij, Linda McMahon, si dhe kompania WWE.

Previous Post

Negociatat SHBA-Iran/ Donald Trump: Po zhvillojmë biseda shumë miqësore, të shohim si përfundojnë

Next Post

Video: Kemi disa materiale të klasifikuara, bëj kujdes! Publikohen regjistrimet që Biden mbante të fshehta prej vitesh

Next Post
Video: Kemi disa materiale të klasifikuara, bëj kujdes! Publikohen regjistrimet që Biden mbante të fshehta prej vitesh

Video: Kemi disa materiale të klasifikuara, bëj kujdes! Publikohen regjistrimet që Biden mbante të fshehta prej vitesh

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al