Monday, July 27, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Më 30 korrik vendoset fati i Abdixhikut: LDK thërret Kuvend të jashtëzakonshëm për shkarkimin e kryetarit

timoni.al by timoni.al
July 27, 2026
in LAJME
0
Më 30 korrik vendoset fati i Abdixhikut: LDK thërret Kuvend të jashtëzakonshëm për shkarkimin e kryetarit
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Lumir Abdixhiku ka thirrur për 30 korrik Kuvendin e Jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku pritet të përcaktohet fati i tij si drejtues i partisë. Kërkesa për votëbesim u iniciua nga 148 delegatë, pas pakënaqësive me rezultatin e zgjedhjeve të 7 qershorit, kur LDK doli e treta dhe siguroi 18 deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Në njoftim thuhet se kryetari i partisë, në ushtrim të kompetencave dhe detyrimeve të përcaktuara me Statutin, ka vendosur thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm për shkak të përfundimit të procedurave statutare të verifikimit të kërkesës së paraqitur nga delegatët. Të enjten, nga ora 18:00, 354 delegatë do të votojnë për të vendosur nëse Abdixhiku do të vazhdojë si kryetar i LDK-së. Sipas statutit të partisë, nëse kryetari aktual shkarkohet, brenda 60 ditësh duhet të thirret një mbledhje e re e kuvendit për të zgjedhur kryetarin e ri.

Epilogu i këtij kuvendi, që mbahet një javë para seancës konstituive të Parlamentit të Kosovës, pritet të ndikojë në zhvillimet për formimin e institucioneve. Në kohën kur nisi nisma për shkarkimin e tij, Abdixhiku po zhvillonte takime me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti; këto takime u pezulluan pas depozitimit të nënshkrimeve për iniciativën e votëbesimit. Pas raundit të parë të bisedimeve, dy liderët ishin pajtuar të vazhdonin diskutimet në drejtim të formimit të institucioneve.

Po ashtu, të hënën nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, deklaroi se partia e tij vlerëson gatishmërinë e LDK-së, nën udhëheqjen e Abdixhikut, për të arritur një marrëveshje që do të zgjidhte çështjen e presidentit. Vendimi i delegatëve në kuvendin e jashtëzakonshëm do të përcaktojë më tej dinamiken e negociatave dhe hapin e ardhshëm në procesin e formimit të institucioneve shtetërore.

Previous Post

Mendoj që opsionet në tavolinë… Konjufca e konsideron afrimin me LDK-në? VV sytë te LDK

Next Post

Jo vetëm Romero: Interi nis tratativat edhe për mbrojtësin që e mbylli me Cityn

Next Post
Jo vetëm Romero: Interi nis tratativat edhe për mbrojtësin që e mbylli me Cityn

Jo vetëm Romero: Interi nis tratativat edhe për mbrojtësin që e mbylli me Cityn

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al