Monday, July 27, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Prit, të shoh lajmet — Negociatat për dorëzimin e Buzit: prokurori nuk tregoi vdekjen e ish-vjehrrit, lëvizja e 35-vjeçarit

timoni.al by timoni.al
July 27, 2026
in Lajmi Fundit
0
Lajmi i fundit/ Nertil Buzi vrau vjehrrin me armë gjahu në Roskovec dhe u vetëvra
0
SHARES
16
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Rozalinda Plaka, e cila humbi prindërit në tragjedinë e ndodhur në Vidhishtë, pritet të merret sërish në pyetje nga prokurorët, pasi dëshmia e saj e parë, e dhënë menjëherë pas përfundimit të pengmarrjes, konsiderohet e paplotë për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike. Sipas burimeve pranë familjes Plaka, 25-vjeçarja ka rrëfyer se në momentin e sulmit ishte në gjumë, u zgjua nga krismat e armës dhe pasi doli nga dhoma pa parë babanë të shtrirë në tokë; ish-i fejuari i saj, Refit Nertil Buzi, e kërcënoi me armë, e mori me forcë dhe e futi në automjet, duke e mbajtur peng për rreth katër orë në zonën kodrinore të Kurjanit.

Prokuroria e Fierit vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe për një procedim tjetër penal që rëndonte ndaj 35-vjeçarit për veprën e mashtrimit. Sipas burimeve, prokurori Kristi Jorgji, i cili mori pjesë personalisht në negociatat me Buzin për ta bindur të dorëzohej, ishte njëkohësisht prokurori që po hetonte edhe çështjen e mashtrimit ndaj tij. Burime tregojnë se Buzi zhvillonte aktivitet në tregtinë e perimeve, duke premtuar fermerëve eksportimin e produkteve në tregjet europiane; disa prej fermerëve e kallëzuan penalisht, pasi pretendonin se nuk morën pagesat për mallin e dorëzuar.

Në momentin e ngjarjes, Buzi ishte nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, i akuzuar për përndjekje ndaj ish-të fejuarës së tij, Rozalinda Plaka. Katër vite më parë, gjatë qëndrimit në Angli, ai kishte deklaruar se ishte marrë peng nga disa bashkatdhetarë të cilët i kishin kërkuar një shumë parash për lirimin.

Burime pranë grupit hetimor thonë se gjatë negociatave, prokurori Jorgji nuk i kishte komunikuar Buzit vdekjen e ish-vjehrrit, por i kishte thënë se ai dhe bashkëshortja ndodheshin të plagosur në spital; megjithatë Buzi ndiqte zhvillimet përmes telefonit celular. Sipas raportimit të gazetarit të Top Channel, Neritan Trifoni, rreth orës 15:00 Buzi ishte pranë dorëzimit, por pasi iu drejtua negociatorëve “Prit, të shoh lajmet” dhe mësoi nga media për vdekjen e ish-vjehërit, refuzoi të dorëzohej. Rreth një orë më vonë ai qëlloi veten me armë, duke i dhënë fund jetës në sy të forcave të policisë që kishin rrethuar zonën.

Previous Post

Zbardhet dëshmia e Rozalinda Plakës: Ish-fejuari vrau prindërit, e mori peng; si nisi konflikti dhe tmerr në banesë

Next Post

Kuvendi: Tensione për projektligjin e mbrojtjes me SHBA-në, Peleshi-PD: Shkoni dhe lexojeni, s’do miratohet pa e studiuar

Next Post
Jashtë vijojnë përplasjet mes protestuesve dhe policisë, Kuvendi nis seancën plenare të fundit të këtij sesioni

Kuvendi: Tensione për projektligjin e mbrojtjes me SHBA-në, Peleshi-PD: Shkoni dhe lexojeni, s’do miratohet pa e studiuar

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al