Sunday, July 26, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Top 10 futbollistët më të vlefshëm të historisë: Yamal kryeson; Messi e Mbappe në listë elitare

timoni.al by timoni.al
July 26, 2026
in KRYESORE
0
Top 10 futbollistët më të vlefshëm të historisë: Yamal kryeson; Messi e Mbappe në listë elitare
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Portali spanjoll AS ka publikuar një renditje historike të futbollistëve me vlerën më të lartë të tregut, bazuar në kulmin e vlerësimit të tyre gjatë karrierës. Në krye të listës ndodhen Lamine Yamal dhe Erling Haaland, të dy me një vlerë rekord prej 220 milionë eurosh. Pas tyre renditen emra si Vinicius Jr., Kylian Mbappé, Lionel Messi dhe Neymar.

Renditja e 10 futbollistëve më të vlefshëm në histori sipas AS:
1. Lamine Yamal – 220 milionë euro (2026)
2. Erling Haaland – 220 milionë euro (2026)
3. Vinicius Jr. – 200 milionë euro (2024)
4. Kylian Mbappé – 200 milionë euro (2018)
5. Jude Bellingham – 180 milionë euro (2023)
6. Neymar Jr. – 180 milionë euro (2018)
7. Lionel Messi – 180 milionë euro (2017)
8. Michael Olise – 170 milionë euro (2026)
9. Raheem Sterling – 160 milionë euro (2019)
10. Pedri – 150 milionë euro (2026)

Vetëm 19 vjeç, Lamine Yamal vendosi rekordin historik si futbollisti më i vlefshëm në treg, falë rolit të tij si lider te Barcelona dhe kontributit në sukseset me kombëtaren e Spanjës. Në të njëjtin nivel me të renditet Erling Haaland, i cili arriti vlerën rekord pas sezonave të jashtëzakonshme me Manchester Cityn, ku vazhdoi të thyejë rekorde golash në Premier League dhe Champions League.

Vinicius Jr. është në podium me 200 milionë euro, shifra që preku në vitin 2024 pas paraqitjeve vendimtare me Real Madridin. Kylian Mbappé ishte lojtari i parë në histori që kaloi kufirin e 200 milionë eurove, menjëherë pas triumfit me Francën në Kupën e Botës 2018. Në listë nuk mungojnë as emra të mëdhenj si Lionel Messi dhe Neymar, të cilët në kulmin e karrierës u vlerësuan me 180 milionë euro. Përveç tyre, në “Top 10” janë edhe Jude Bellingham, Michael Olise, Raheem Sterling dhe Pedri, me kulmet e tyre të vlerësimit të shënuara në vitet e përmendura.

Previous Post

Kronologjia e pengmarrjes së Nertil Buzit në Londër: vlonjatët i hoqën thonjtë me pinca; pse prokuroria u tërhoq

Next Post

Misioni 24-ditor përfundon me sukses, pas 8 muajsh në hapësirë ekuipazhi amerikan-rus zbret i sigurt në Tokë

Next Post
Misioni 24-ditor përfundon me sukses, pas 8 muajsh në hapësirë ekuipazhi amerikan-rus zbret i sigurt në Tokë

Misioni 24-ditor përfundon me sukses, pas 8 muajsh në hapësirë ekuipazhi amerikan-rus zbret i sigurt në Tokë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al