Sunday, July 26, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Arsenali gati të bëjë çmenduri për Vinicius, por braziliani nis negociatat për rinovimin me Real Madridin

timoni.al by timoni.al
July 26, 2026
in AKTUALITET
0
Arsenali gati të bëjë çmenduri për Vinicius, por braziliani nis negociatat për rinovimin me Real Madridin
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Vinicius Junior nuk po konsideron largimin nga Real Madrid, pavarësisht zërave të fundit që lindën pas interesimit për Dijomandën dhe faktit që ky mbrojtës ndan të njëjtin përfaqësues me brazilianin, Frederico Pena. Prioriteti i sulmuesit mbetet rinovimi i kontratës me “Los Blancos”, një dëshirë që, sipas mediave, përkon me qëllimin e klubit, pasi kontrata aktuale përfundon në vitin 2027.

Interesi ndërkombëtar ndaj situatës së tij ka qenë i lartë. Arsenal ka nisur kontakte paraprake për të mësuar rreth situatës së kontratës së Vinicius, ndërsa më parë Liverpooli ishte shfaqur i interesuar, duke pasur synimin e një lëvizjeje të mundshme në vitin 2027, kur lojtarit do t’i përfundonte kontrata dhe mund të ishte i lirë. Megjithatë, para çdo vendimi, Vinicius kërkon një takim me drejtuesit e Real Madridit për të sqaruar rolin e tij në projektin e ri dhe nëse klubi e vlerëson në përputhje me statusin që ai ka arritur në futbollin botëror.

Bisedimet për rinovim ishin përmendur si shumë pranë arritjes së marrëveshjes, por u pezulluan pas Botërorit të Klubeve. Distanca midis kërkesave të lojtarit dhe ofertës së klubit u zvogëlua ndjeshëm, por palët nuk arritën të mbyllnin marrëveshjen përfundimtare. Vinicius kërkon një pagë rreth 20 milionë euro neto në sezon, rreth 5 milionë më shumë se përfitimi aktual. Në kontratën e fundit, të firmosur në vitin 2022 dhe e vlefshme deri në 2027, braziliani kishte siguruar rreth 75 milionë euro neto për pesë sezone.

Gjatë periudhës së fundit, Vinicius ndjeu se në disa momente u nënvlerësua, sidomos pas afrimeve të mëdha si Jude Bellingham dhe Kylian Mbappé, të cilët morën një pjesë të vëmendjes në skuadër. Megjithatë, ai mbetet një nga lojtarët kryesorë të Real Madridit, pas kontributit të çmuar në fitimin e dy Champions League-ve të fundit. Ideja e tij është të vazhdojë në Madrid, dhe klubi dëshiron ta mbajë; një rinovim i tij do të konsiderohej një nga lëvizjet më të rëndësishme të verës për kampionët spanjollë.

Previous Post

Tragjedi në Pogradec, elektricisti vdes pas kontaktit me rrymën elektrike

Next Post

Dy zjarre në Vlorë brenda pak minutash, ndërhyjnë zjarrfikësit

Next Post
Dy zjarre në Vlorë brenda pak minutash, ndërhyjnë zjarrfikësit

Dy zjarre në Vlorë brenda pak minutash, ndërhyjnë zjarrfikësit

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al