Saturday, July 25, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Dokumenti/ Vjosë-Narta do të jetë testi i parë i metodës BESA, Rama propozon ndryshim në marrjen e vendimeve

timoni.al by timoni.al
July 25, 2026
in LAJME, POLITIKE
0
Dokumenti/ Vjosë-Narta do të jetë testi i parë i metodës BESA, Rama propozon ndryshim në marrjen e vendimeve
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama i ka dorëzuar ministrave dhe drejtuesve të administratës dokumentin strategjik “BESA”, të cilin e paraqet si udhërrëfyes të mandatit të katërt qeverisës. Dokumenti argumenton se pas tre mandateve të përqendruara te transformimi fizik, institucional dhe ekonomik, sfida kryesore nuk është më ndërtimi i veprave të reja, por forcimi i besimit të qytetarëve ndaj shtetit dhe institucioneve.

Dokumenti, që disponohet nga Top Channel, përcakton çështjen Vjosë–Nartë si testin e parë praktik për zbatimin e modelit të ri të qeverisjes. Rasti Vjosë–Nartë do të shërbejë për të provuar funksionimin e mekanizmave të parashikuar nga metoda BESA, përmes dëgjesës publike, analizës së evidencës, shpjegimit të vendimmarrjes dhe matjes së rezultateve. Sipas dokumentit, procesi nuk nis me një përfundim të paracaktuar për vijimin, ndryshimin apo ndalimin e projektit; synimi është të testohet nëse një proces më transparent dhe i bazuar në prova mund të prodhojë një vendim më të besueshëm.

Një ndryshim tjetër i propozuar ka lidhje me përgatitjen e vendimeve strategjike: projektligjet, vendimet e Këshillit të Ministrave me ndikim të gjerë, vendimet për pronën publike, zonat e mbrojtura dhe investimet me interes të lartë publik duhet të shoqërohen me dokumentacion të detyrueshëm. Ky dokumentacion përfshin analizën e dëgjesës qytetare, evidencën mbi të cilën mbështetet vendimi dhe një shpjegim të qartë për publikun.

Metoda BESA propozon ndryshim në mënyrën e vlerësimit të performancës institucionale: përveç rezultateve administrative dhe objektivave të realizuara, vlerësimi do të përfshijë edhe nivelin e besimit që institucionet krijojnë te qytetarët. Dokumenti parashikon që besimi publik të kthehet në një tregues performancë përmes matjeve të pavarura dhe publikimit të të dhënave.

Rama paraqet BESA-n si themelin e mandatit të katërt dhe e lidh me konceptin “Rilindja 2.0”, një fazë që sipas dokumentit nuk do të fokusohet vetëm te transformimi fizik dhe investimet, por te ndërtimi i një marrëdhënieje të re mes qytetarit dhe shtetit, ku qeverisja matet edhe nga aftësia për të dëgjuar, shpjeguar, korrigjuar dhe krijuar besim.

Previous Post

Sonte shkruhet historia: Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua-n në duelin më të madh të boksit shqiptar

Next Post

Rreth 300 mijë evakuime nga zjarret në Francë e Spanjë; ushtria e qindra zjarrfikës, Europa vërshon me ndihma

Next Post
Rreth 300 mijë evakuime nga zjarret në Francë e Spanjë; ushtria e qindra zjarrfikës, Europa vërshon me ndihma

Rreth 300 mijë evakuime nga zjarret në Francë e Spanjë; ushtria e qindra zjarrfikës, Europa vërshon me ndihma

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al