Saturday, July 25, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Samiti i UNESCO: Butrinti, Berati e Gjirokastra vlerësohen në sesionin e forumit global në Korenë e Jugut

timoni.al by timoni.al
July 25, 2026
in AKTUALITET
0
Samiti i UNESCO: Butrinti, Berati e Gjirokastra vlerësohen në sesionin e forumit global në Korenë e Jugut
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komiteti i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s zhvilloi javën e kaluar sesionin e 48-të në Busan, Kore e Jugut, si forumi më i rëndësishëm global për mbrojtjen dhe menaxhimin e trashëgimisë botërore. Mbi 3,000 delegatë dhe ekspertë nga 196 Shtete Palë të Konventës u mblodhën për të diskutuar politikat dhe masat për ruajtjen e pasurive kulturore dhe natyrore me Vlerë Universale të Jashtëzakonshme.

Gjatë sesionit, Komiteti miratoi zgjerimin e zonave të sheshta të baticës dhe zbaticës në Kore, duke përfshirë katër rajone bregdetare kyçe, me qëllim forcimin e mbrojtjes së shpendëve shtegtarë dhe të jetës detare të rrezikuar. Me procedurë emergjente, u vendos gjithashtu të shtohen në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik siti arkeologjik i Sebastisë në pjesën veriore të Bregut Perëndimor dhe pesë fortesa në rajonin Jabal Amel të Libanit jugor. Vendimi u argumentua me ndikimin e konflikteve të vazhdueshme në Lindjen e Mesme.

Vendimi për Sebastinë dhe fortestat shkaktoi reagime të kundërta: pala palestineze e vlerësoi si një arritje kombëtare, ndërsa pala izraelite kundërshtoi ashpër, duke e cilësuar atë si përdorim politik të procesit të trashëgimisë kulturore dhe përpjekje për instrumentalizim diplomatik të UNESCO-s.

Delegacioni shqiptar mori pjesë në punimet e Komitetit dhe prezantoi dokumente të reja teknike dhe strategjike për Parkun e Butrintit, si dhe masa për përforcimin e bashkëpunimit me komunitetin lokal, sipas zv.ministres Lira Pipa. Ajo theksoi se vlerësim mori edhe puna për Qendrat Historike të Beratit dhe Gjirokastrës, ku u njoh progresi në avancimin e Planit të Integruar të Menaxhimit, forcimin e koordinimit institucional dhe ndërmarrjen e masave për ruajtjen afatgjatë të këtyre pasurive.

Shqipëria prezantoi gjithashtu masa për mbrojtjen e Liqenit të Ohrit, duke përfshirë shpalljen e Gadishullit të Linit si Ansambël Arkitektonik Urban. Pjesëmarrja në sesion u cilësua si një mundësi për të forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe për të avancuar mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të vendit.

Previous Post

40 vite artizanat, mjeshtrja që hapi atelienë në Korçë synon të mbajë gjallë zanatet tradicionale

Next Post

Moti i keq: Greqia, Turqia, India dhe Pakistani goditen nga stuhi dhe përmbytje shkatërruese

Next Post
Moti i keq: Greqia, Turqia, India dhe Pakistani goditen nga stuhi dhe përmbytje shkatërruese

Moti i keq: Greqia, Turqia, India dhe Pakistani goditen nga stuhi dhe përmbytje shkatërruese

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al