Saturday, July 25, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Video: Ish-i fejuari mori peng 24-vjeçaren pas krimit familjar; policia e shpëton, efektivi e merr në krahë, autori…

timoni.al by timoni.al
July 25, 2026
in LAJME
0
Video: Ish-i fejuari mori peng 24-vjeçaren pas krimit familjar; policia e shpëton, efektivi e merr në krahë, autori…
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Video tregon momentin kur policia shpëton 24-vjeçaren Rozalinda Plaka, e cila ishte marrë peng nga 35-vjeçari Nertil (Refit) Buzi, pasi ai kishte vrarë prindërit e saj me armë gjahu brenda banesës. Në pamjet e siguruara nga Top Channel duket momenti kur efektivi, nën mbikëqyrjen e snajperistëve të RENEA-s, i afrohet dhe e merr në krahë. Pasi autori e la të lirë, Rozalinda del nga makina e zbathur, ndërsa Nertil Buzi, i cili ndodhej ende në makinë, i hedh nga automjeti atletat e saj.

Rreth orës 05:00 të mëngjesit të së enjtes, 35-vjeçari Refit Buzi, i njohur edhe me emrin Nertil Buzi, u drejtua i armatosur me një armë gjahu në banesën e familjes Plaka. Në ato momente, bashkëshortët Kosta (Arben) dhe Belerie Plaka po përgatiteshin të niseshin për në punë. Menjëherë pas hyrjes në banesë, autori hapi zjarr ndaj çiftit. Kosta Plaka humbi jetën në vend, ndërsa bashkëshortja e tij, Belerie Plaka, mbeti e plagosur rëndë.

Belerie Plaka u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale që zgjati më shumë se pesë orë, por nuk i mbijetoi plagëve të marra. Pas krimit, 35-vjeçari mori me forcë 24-vjeçaren, me të cilën kishte pasur një lidhje prej nëntë vitesh, dhe u largua nga pjesa e pasme e banesës.

Autori u drejtua drejt fshatit Kurjan. Pas disa orësh ndjekjeje nga forcat e policisë, ai e la të renë të lirë dhe pa lëndime. Operacioni për kapjen e autorit vijoi për disa orë. Pavarësisht negociatave të pandërprera me efektivët e Policisë së Shtetit, që zgjatën rreth shtatë orë, 35-vjeçari refuzoi të dorëzohej.

Në fund të operacionit, 35-vjeçari i dha fund jetës duke kryer vetëvrasje. Pamjet e shpëtimit, si dhe detajet e ngjarjes janë siguruar dhe transmetuar nga Top Channel.

Previous Post

100 milionë euro për Leãon? Fenerbahçe prish heshtjen dhe zbulon të vërtetën

Next Post

A u detyrua Argjentina të humbiste finalen? Paredes rrëfen prapaskenat e Botërorit 2026

Next Post
A u detyrua Argjentina të humbiste finalen? Paredes rrëfen prapaskenat e Botërorit 2026

A u detyrua Argjentina të humbiste finalen? Paredes rrëfen prapaskenat e Botërorit 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al