Real Madrid është shumë pranë finalizimit të një prej transferimeve më të bujshme të kësaj vere, duke zhvilluar bisedime për të nënshkruar talentin ivorian Yan Diomande nga RB Leipzig. Sipas raportimeve, negociatat janë në fazën përfundimtare dhe operacioni pritet të kushtojë mes 115 dhe 120 milionë euro.
Burime pranë negociatave njoftojnë se marrëveshja ende nuk është mbyllur zyrtarisht, por palët janë shumë afër një akordi përfundimtar. Pika kyçe në zhvillimet e fundit është se vetë lojtari ka dhënë pëlqimin për transferimin në “Santiago Bernabéu”, çka mëton të hapë rrugën drejt finalizimit të operacionit.
19-vjeçari pati një sezon fantastik me RB Leipzig, duke u shndërruar në një nga zbulimet më të mëdha të Bundesligës dhe duke rritur ndjeshëm vlerën e tij në treg. Performanca e tij gjatë sezonit të fundit ka nxitur interes të fortë nga klube të mëdha europiane; më parë për të ishin shprehur interesi PSG, Liverpool dhe Arsenal. Megjithatë, në këto raportime thuhet se tani Real Madrid ka kaluar në avantazh dhe është shumë pranë firmës së lojtarit.
Nëse transferimi finalizohet, Diomande do të bëhet një nga blerjet më të shtrenjta në historinë e Real Madridit dhe një nga transferimet më spektakolare të merkatos së verës 2026. Deri në zyrtarizimin e marrëveshjes mbeten detaje që duhet të përfundojnë mes klubeve dhe të formalizohen dokumentet përkatëse.
Lajmi është raportuar nga Top Channel.

