Thursday, July 23, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Ndezën zjarr në tokat e tyre bujqësore, flakët dolën jashtë kontrollit; në pranga 58-vjeçari në Fier, procedohet tjetri

timoni.al by timoni.al
July 23, 2026
in KRYESORE
0
Ndezën zjarr në tokat e tyre bujqësore, flakët dolën jashtë kontrollit; në pranga 58-vjeçari në Fier, procedohet tjetri
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dy persona u vunë nën hetim dhe një prej tyre u arrestua pasi dyshohet se ndezën zjarre për djegien e mbetjeve bimore, por flakët përhapën jashtë kontrollit dhe përfshinë sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre, ullinj dhe bimësi të ndryshme, duke rrezikuar banesa pranë zonave të prekura. Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, identifikuan dhe nxorën para përgjegjësisë ligjore dy shtetas, autorë të dyshuar të dy rasteve të zjarrvënies në fshatra të ndryshëm të qarkut Fier, brenda pak orësh. Autorët e dyshuar u kapën në flagrancë pranë vatrave të zjarrit që kishin ndezur.

Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. Sh., 58 vjeç, banues në fshatin Varibop, Fier, i cili u kap pranë vatrës së zjarrit që kishte ndezur në tokën e marrë me qira prej tij; gjatë shoqërimit në ambientet e Policisë ky shtetas ka kundërshtuar punonjësit e Policisë. Gjithashtu nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen F. P., 78 vjeçe, banuese në fshatin Fermë Rroms, Fier, e cila u kap pranë vatrës së zjarrit që kishte ndezur në afërsi të banesës së saj. Nga veprimet hetimore paraprake rezulton se zjarret e ndezura prej tyre për djegien e mbetjeve bimore janë përhapur në sipërfaqe të konsiderueshme, duke shkaktuar dëme në bimësi dhe pemë frutore, si dhe duke rrezikuar banesa në afërsi.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme. Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon që qytetarët të mos ndezin zjarre për djegien e mbetjeve bimore apo për çdo qëllim tjetër, duke vënë në dukje se përhapja e flakëve mund të sjellë pasoja të rënda për jetën, pronën dhe mjedisin. Po ashtu, Policia fton qytetarët të denoncojnë çdo rast zjarrvënieje apo paligjshmërie tjetër në numrin 112, duke garantuar anonimat, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

Previous Post

LAJM I FUNDIT/ Tensione në Kuvend, Kapri i drejtohet foltores pa radhë, ndërhyn Garda

Next Post

Deputetët në seancë plenare, protestuesit hedhin breshëri vezësh drejt kordonit policor jashtë Kuvendit

Next Post
Deputetët në seancë plenare, protestuesit hedhin breshëri vezësh drejt kordonit policor jashtë Kuvendit

Deputetët në seancë plenare, protestuesit hedhin breshëri vezësh drejt kordonit policor jashtë Kuvendit

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al