Thursday, July 23, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Dy operacione antidrogë në Kukës: arrestohet 34-vjeçari që kujdesej për kanabis, pranga për një të kërkuar

timoni.al by timoni.al
July 21, 2026
in KRYESORE
0
Dy operacione antidrogë në Kukës: arrestohet 34-vjeçari që kujdesej për kanabis, pranga për një të kërkuar
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Strukturat e Policisë së Kukësit finalizuan brenda 24 orëve dy operacione kundër veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. Operacioni i koduar “Kalimashi” çoi në arrestimin në flagrancë të shtetasit F. L., 34 vjeç, banues në Kukës, i kapur duke u kujdesur për 60 bimët e dyshuara Cannabis Sativa që i kishte kultivuar në territorin e fshatit Kalimash. Një pjesë e bimëve u sekuestrua si provë materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua përmes djegies.

Në kuadër të operacionit të koduar “Zabeli”, zhvilluar më datë 11.07.2026, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit Operacional, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe Komisariatin e Policisë Kukës, lokalizuan, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim F. R., 63 vjeç, banues në fshatin Gështenjë. Gjykata i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”. Sipas njoftimit, ai dyshohet se, në bashkëpunim me djalin e tij, shtetasin M. R., ka kultivuar 215 bimë narkotike në territorin e fshatit ku banonin.

Gjatë kontrollit në banesën e tyre, Policia gjeti 3 kg lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa. Për rastin u proceduan penalisht bashkëshortja e të ndaluarit dhe kryetari i fshatit Gështenjë. Vijon puna për kapjen e shtetasit M. R.

Materialet procedurale lidhur me të dy operacionet u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës për veprime të mëtejshme. Operacionet u zhvilluan me qëllim goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe për identifikimin dhe nxjerrjen para përgjegjësisë penale të autorëve të tyre.

Previous Post

Dyfisho Sipërmarrjen, Rama: Kredi të buta deri në 2 milionë euro për bizneset, e keni derën e hapur

Next Post

Pas Stambollit, është gjithnjë Athina — Milani prezanton fanellën e dytë me Filippo Inzaghi

Next Post
Pas Stambollit, është gjithnjë Athina — Milani prezanton fanellën e dytë me Filippo Inzaghi

Pas Stambollit, është gjithnjë Athina — Milani prezanton fanellën e dytë me Filippo Inzaghi

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al