Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Atentati në Elbasan, reagon policia: Autori qëlloi me armë tre persona, më pas hodhi pistoletën në tokë

timoni.al by timoni.al
July 20, 2026
in KRYESORE
0
Atentati në Elbasan, reagon policia: Autori qëlloi me armë tre persona, më pas hodhi pistoletën në tokë
0
SHARES
22
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Tre persona u plagosën pas një atentati me armë zjarri mbrëmjen e së hënës në lagjen “Vullnetari” në Elbasan. Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 20:30 një person ende i paidentifikuar qëlloi me pistoletë në verandën e një lokali në drejtim të tre shtetasve. Të plagosur rezultuan të jenë Bjorgi Hoxha, 19 vjeç; Armand Tomorrica, 32 vjeç; dhe Renaldo Mance, 31 vjeç. Policia njofton se të tre ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në momentin e ngjarjes brenda lokalit ishte i pranishëm një oficer i Policisë jashtë shërbimit. Sapo dëgjoi të shtënat, ai doli dhe nisi ndjekjen e autorit. Gjatë largimit autori hodhi armën e zjarrit dhe arriti të largohej në thellësi të lagjes.

Forca të shumta të Policisë rrethuan zonën në një perimetër të gjerë dhe po kryejnë kontrolle intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave. Hetuesit po kryejnë edhe sekuestrimin e çdo prove që mund t’i shërbejë hetimit për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Informacioni për ngjarjen është paraprak dhe hetimet vazhdojnë për të siguruar prova dhe për të sqaruar motivet dhe rrethanat e atentatit. Policia vazhdon veprimet operative në terren dhe kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për çdo informacion që mund të ndihmojë në identifikimin e personit që qëlloi.

Previous Post

Atentati në Elbasan, policia: Autori qëlloi tre persona dhe hodhi pistoletën në tokë

Next Post

Identifikohen tre të plagosurit nga atentati në Elbasan; autori ende në arrati

Next Post
Identifikohen tre të plagosurit nga atentati në Elbasan; autori ende në arrati

Identifikohen tre të plagosurit nga atentati në Elbasan; autori ende në arrati

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al