Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Nga njohja në Kembrixh, ritakimi pas vitesh në bar: dashuria e kryeministrit Andy Burnham dhe Marie-France van Hill

timoni.al by timoni.al
July 20, 2026
in LAJME
0
Nga njohja në Kembrixh, ritakimi pas vitesh në bar: dashuria e kryeministrit Andy Burnham dhe Marie-France van Hill
0
SHARES
22
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Që nga vitet e studimeve në Universitetin e Kembrixhit e deri te hyrja në Downing Street, Marie-France van Hill ka qenë në krah të kryeministrit të ri britanik, Andy Burnham. E lindur në Holandë në janar 1970 dhe e rritur mes Holandës e Belgjikës, van Hill u vendos në Mbretërinë e Bashkuar për studime dhe nisi studimet në Fitzwilliam College të Kembrixhit. Ajo u njoh me Burnham në vitin 1989; ai ishte në vitin e dytë të letërsisë angleze. E njohur nga miqtë si Frankie, van Hill konsiderohej një nga studentet më të spikatura të universitetit.

Në fillimet e lidhjes ata përjetuan edhe një episod të pazakontë: me nxitjen e saj, van Hill mori pjesë në emisionin televiziv “Blind Date” të ITV-së, ku zgjodhi një kandidat për një udhëtim në Gjibraltar, por njohja nuk u shndërrua në lidhje. Vite më vonë çifti takoi rastësisht të njëjtin person në një bar në Parlament, ku ai punonte si drejtor komunikimi për Partinë Konservatore.

Marie-France van Hill ka ndërtuar një karrierë të gjatë në marketing dhe strategji biznesi, duke punuar për kompani të mëdha, përfshirë Sky, dhe duke kontribuar në projekte të identitetit korporativ, si zhvillimi i logove për BBC dhe Rugby Football Union. Aktualisht mban një pozicion drejtues në departamentin e marketingut të kompanisë Iduna, që operon rrjetin e karikimit të automjeteve elektrike në zonën e Mançesterit. Sipas analistëve, përvoja e saj në komunikim ka ndikuar edhe në mënyrën si janë ndërtuar fushatat politike të Andy Burnham.

Çifti u bë prindër të parin në vitin 2000 me lindjen e djalit Jimmy, dhe sipas Burnham ardhja e tij ishte arsyeja për vendimin për t’u martuar pas shumë vitesh bashkëjetese. “Unë besoj se martesa është më e mirë për fëmijët”, deklaroi ai në një intervistë të vitit 2007, duke u vetëcilësuar “tradicional” në këtë aspekt. Familjes i janë shtuar edhe dy vajzat, Rosie dhe Annie. Jimmy punon në Royal College of Nursing, Rosie në industrinë e pijeve për markën Jägermeister, ndërsa Annie ka përfunduar studimet në Universitetin e Cardiffit.

Pozicioni i van Hill në Iduna nxiti debate politike, pasi Burnham si kryetar i Bashkisë së Mançesterit të Madh ishte përfshirë në vendimmarrje lidhur me infrastrukturën e transportit dhe energjisë. Për të shmangur dyshimet për konflikt interesi, Burnham deklaroi publikisht marrëdhënien profesionale të bashkëshortes dhe u tërhoq nga vendimmarrjet që kishin lidhje me Iduna. Partia Konservatore e kritikoi për mosdeklarimin e një pakete prej 0.2% të aksioneve që van Hill zotëronte, por Autoriteti i Mançesterit të Madh sqaroi se ai kishte përmbushur detyrimet ligjore për deklarimin e interesave.

Previous Post

Tensione midis UEFA e FIFA: Ceferin bojkoton finalen e Botërorit, përplasje me Infantinon

Next Post

Numri i viktimave nga sulmi rus ndaj anijes me misër në Odessa shkon në 13

Next Post
Numri i viktimave nga sulmi rus ndaj anijes me misër në Odessa shkon në 13

Numri i viktimave nga sulmi rus ndaj anijes me misër në Odessa shkon në 13

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al